Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e tensionuar në Shkup (VIDEO)

Situatë e tensionuar në Shkup (VIDEO)

Shkup, 02 Mars – Ka dalë jashtë kontrollit protesta paqësore që ishte oprganizuar sot nga ana e shqiptarëve për të dënuar protestën e djeshme, bëjnë të ditur për Portalin Albeu dëshmitarë të ngjarjes.

Situata eskaloi kur një pjesë e protestuesve filluan të dhunojnë objektet pranë rrugës, mes të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.I menjëhershlm ka qenë reagimi i policisë, ndërsa për disa minuta kanë ardhur edhe përforcime me autoblinda, të cilët po zprapsin protestuesit shqiptar.Për të penguar vazhdimi e protestës dhe shpërbdarjen e protestuesve policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi. Në anën tjetër, protestuesit kundërpërgjigjen me gurë dhe mjete të forta.Ndërkohë hidhen dyshime që mes protestuesve të ketë të infilturar të cilat shkaktuan incidentit në protestë.Ndjekim videot të cilët janë publikuar në portale të ndryshme. Raportohet se shumë lokale janë mbyllur, kurse ka edhe të arrestuar.

Mijëra protestues shqiptarë të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale sot kanë protestuar në shenjë revolte ndaj incidenteve të djeshme ku për pasoj mbetën të plagosur disa të rinj shqiptarë. Protesta ka filluar në orën 12:30 tek kompleksi Çairçanja për të vazhduar drejt Bit Pazarit dhe si destinacion të fundit ka qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Protestuesit janë të shoqëruar nga një numër i madh i forcave policore.

SITUAT E TENSIONUAR NË SHKUP ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *