Home / Sport / Skuadrat e mëdha evitojnë njëra-tjetrën në Europa League

Skuadrat e mëdha evitojnë njëra-tjetrën në Europa League

Skuadrat e mëdha të mbetura në aktivitet në Europa League kanë evituar përplasjet me njëra-tjetrën në shortin e çerekfinaleve të hedhur sot në Nion të Zvicrës, duke pasur të gjitha mundësinë të kalojnë në fazën tjetër të turneut.

Favoritët kryesorë të këtij turneu, anglezët e Çelsit, kanë një sfidë të lehë në letër përballë Rubin Kazan, skuadrës ruse që vjen për herë të parë në këtë pikë të turneut. Disavantazhi i vetëm i skuadrës së Benitez në këtë sfidë është se do të luajë ndeshjen e parë në fushën e vet dhe të kthimit në Rusi, ku çdo ekip e ka pasur mjaft të vështirë të japë maksimumin dhe të marrë rezultat pozitiv.
I vetmi ish-fitues i aktivitetit, Totenhem, që ka ngritur trofeun që quhej Kupa UEFA në vitet 1972 dhe 1984, do të ketë një përballje që i sheh si favoritë të padiskutueshëm për të kaluar turin, pasi janë vënë kundër zviceraneve të Bazel që kanë eksperiencë në Kupat e Evropës por jo aq sa skuadra legjendare londineze.
Ndërkohë, dy sfidat e tjera pritet të jenë më të ekuilibruara, pasi Fenerbahçe luan përballë italianëve të Lacios, ndërsa Benfika kundër Njukasëll, ku parashikohet që kalimi në gjysmëfinale të luftohet deri në minutën e fundit.

Europa League
Çerekfinalet
04-11.04.2013
Çelsi-Rubin Kazan
Totenhem-Bazel
Fenerbahçe-Lacio
Benfika-Njukasëll

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *