Home / Lajme / Maqedoni / SONTE NË MESNATË FILLON FUSHATA ZGJEDHORE

SONTE NË MESNATË FILLON FUSHATA ZGJEDHORE

03 Mars – Sonte në mesnatë fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars.

Pas arritjes së marrëveshjes politike dhe ndërprerjes së bojkotit nga opozita, dje Kuvendi e vazhdoi afatin për dorëzim të listave të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash deri më 8 mars në mesnatë nga ana e partive politike ose koalicioneve të regjistruara.

Sa do të jetë numri i përgjithshëm i pjesëmarrëve në këto zgjedhje lokale pritet të kuptohet pasi që të përfundojë ky afat, i cili për herë të dytë po vazhdohet.

Pritet që KSHZ-ja sërish të bëjë ndryshime të librit të afatit, ndërsa gjithashtu pas konfirmimit të listave duhet të bëhet shorti midis kandidatëve të paraqitur të ri. Sipas paralajmërimeve nga KSHZ-ja pas vazhdimit të parë të afatit i cili ishte deri më 3 mars në mesnatë, numrat rendor të kandidatëve të cilët dorëzuan lista në kohën e paraparë ligjore gjegjësisht deri më 16 shkurt mbeten të njejtë, ndërsa lista e vetme e kandidatëve do të plotësohet vetëm me kandidatët e paraqitur të ri.

Kandidaturat, sipas ligjit, duhet t’i shqyrtojë edhe Komisioni për verifikim të fakteve i cili duhet të kryejë kontroll se vallë kandidatët për këshilltarë të ardhshëm ose kryetarë të komunave kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Zgjedhje lokale në Maqedoni do të realizohen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në listën zgjedhore për votim në zgjedhjet lokale janë regjistruar gjithsej 1.743.403 votues.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *