Home / Lajme / Maqedoni / SPB Tetovë: Nuk është shtënë në selinë e BDI-së

SPB Tetovë: Nuk është shtënë në selinë e BDI-së

4 mars-“Prishja e rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur në rrugën e Lubotenit në Tetovë, në afërsi të një shtabit zgjedhor të BDI-së, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me një pistoletë gazi dhe vetura mënjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Ky rast ende hetohet se a ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur kush dhe pse ka shtënë. Përsërisim se nuk bëhet fjalë për selinë e BDI-së por në njërin prej shtabeve zgjedhore të kësaj partie”, tha kryeshefi Bajrami, në një prononcim për Tv Kohën.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka demantuar se është shtënë me armë në afërsi të selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të vogël. Sipas kryeshefit të SPB-së në Tetovë Shefik Bajrami, me armë është shtënë në ajër në afërsi të një shtabi zgjedhor të BDI-së që gjendet në lagjen Teqe gjegjësisht në rrugën e Lubotenit.

“Prishja e rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur në rrugën e Lubotenit në Tetovë, në afërsi të një shtabit zgjedhor të BDI-së, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me një pistoletë gazi dhe vetura mënjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Ky rast ende hetohet se a ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur kush dhe pse ka shtënë. Përsërisim se nuk bëhet fjalë për selinë e BDI-së por në njërin prej shtabeve zgjedhore të kësaj partie”, tha kryeshefi Bajrami, në një prononcim për Tv Kohën.

Bashkimi Demokratik për Integrim nga ana tjetër ka demtuar se është shtënë në afërsi të selisë së saj në Reçicë të vogël. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i përgënjeshtron pohimet se në afërsi të Shtabit të BDI-së në lagjenë Reçicë e Vogël në Tetovë ka pasur çfarë do llojë incidenti.Informacionet e tilla janë të pavërteta dhe janë në kundërshtim me angazhimin tonë për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike, që është parim kryesor i BDI-së”, thuhet në reagimin e BDI-së, transmeton Tv KOHA. Mediat fillimisht raportuan se me armë është shtënë ën afërsi të shtabit zgejdhor të BDI-së në Reçicë të vogël.

Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *