Home / Lajme / Maqedoni / Stavrevski viziton fabrikën e Jugohromit në Tetovë

Stavrevski viziton fabrikën e Jugohromit në Tetovë

29 Mars – Rritja e prodhimtarisë në industri gjatë muajit maj prej 4,5 përqind, në krahasim me të njejtin muaj të vitit të kaluar, është tregues se fillon trendi i rritjes në industri dhe rritja e vendeve të punës.

Ky është vlerësimi i Ministrit të Financave Zoran Stavrevski, pas vizitës së fabrikës Jugohrom Fero Alojs në Jegunoc të Tetovës.
“Jam i kënaqur nga rezultatet e Jugohromit në këtë fillim të këtij viti dhe vlerësoj se fabrika gjatë muajve të fundit punon mirë. Janë lëshuar në përdorim të gjitha furrat, një pjesë e madhe e puntorëve janë kthyer në punë. Presim që edhe gjatë muajve të ardhshëm të vazhdojë ky trend dhe industria e maqedonisë të vazhdojë me hapa pozitiv”, tha Stavrevski. Ai më tej tha se kemi qenë gjithmonë pranë kësaj fabrike që të rimëkëmbet dhe të vazhdojë me punë. “Qeveria dhe pushteti lokal edhe më tej do të japin gjithë ndihmën e nevojshme që kjo fabrikë të vazhdojë me punë”, tha Stavrevski.

Drejtori gjeneral i Jugohrom Feroalojs, Branisllav Gjuroviq, tha se për herë të parë gjatë këtyre 20 viteve në këtë fabrikë punojnë një mijë punëtorë. Punojmë mirë, kemi punuar mirë por jo me këtë kapacitet që punojmë si tani dhe siç kalon koha ne vazhdojmë të punojmë më mirë”, tha drejtori Gjuroviq.

STAVREVSKI VIZITOI FABRIKËN E JUGOHROMIT NË TETOVË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *