Home / Lajme / Maqedoni / Strugë, arrihet marrëveshja – LSDM mbështet VMRO-DPMNE-në

Strugë, arrihet marrëveshja – LSDM mbështet VMRO-DPMNE-në

Strugë, 08 Mars – Dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, kanë arritur dakordësinë për kandidimin e përbashkët në qytetin e Strugës.

Sipas marrëveshjes së arritur në nivel lokal, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Vlado Koçoski, ndërsa do të garojnë sëbashku në listën e këshilltarëve komunalë.

Lista e këshilltarëve do të kryesohet nga Riste Qushkosk nga LSDM dhe më pas vijojnë të kombinuar kandidatët Nikola Zaturoski, Nikolina Veloska, Pero Petkoski, Dame Lozhankovski, Juliana Zunoska, Irina Mirçeska…, ndërsa në mesin e tyre do të marrin pjesë edhe PLD dhe VMRO-Popullore.

Bashkëpunimi i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së ka për qëllim të ndërpresë praktikën e zgjedhjes për kryetar të Strugës, një kandidat shqiptar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *