Home / Lajme / Maqedoni / Të shtunën mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit

Të shtunën mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit

Gostivar, 06 Mars – Të shtunën, më 9 mars,do të mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit dhe kandidatëve për këshilltarë për komunën e Gostivarit nga rradhët e RDK-së.

Të shtunën, më 9 mars,do të mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit dhe kandidatëve për këshilltarë për komunën e Gostivarit nga rradhët e RDK-së.

Para qytetarëve të Gostivarit Rufi Osmani bartësi i listës Afrim Iljazi dhe kandidatët për këshilltarë komunalë nga radhët e RDK-së, do të shpalosin Platformën zgjedhore për komunën e Gostivarit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në të njëjtën konventë, do të promovohen edhe kandidati për kryetar komune i Vrapçishtit të koalicionit RDK-TDP, Dr. Jusuf Hasani dhe bartësi i listës së RDK-së, Irihan Ebibi.

Konventa promovuese do të mbahet në Sallën sportive “Rinia” në Gostivar, me fillim në ora 17:00.

Rilindja Demokratike Kombëtare, fton simpatizuesit e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit, të marrin pjesë në këtë Konventë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *