Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Shumë qytetarë mungojnë në listat e votimit

Tetovë:Shumë qytetarë mungojnë në listat e votimit

24 mars-Këto raste janë evidentuar dhe komisioni komunal zgejdhor do ti paraqes tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor.Kemi edhe një të dhënë tjetër që për mua është skandal, pra, kryetarit të PDSH-së nuk i është dhënë e drejta për të votuar sepse është fshirë nga lista zgjedhore edhe pse ka dokument biometrik që do të thotë MPB njësia në Tetovë, nuk i ka dërguar të dhënat deri tek enti shtetëror statistkor, si emrin, mbiemrin, vendlindjen e kështu me radhë, kur janë dërguar listat e votimit.

Votimi në komunën e Tetovës deri tani po zhvillohet pa probleme, në kohë janë hapur vendvotimet.
Iljaz Halimi, kryetar I komisionit komunal zgjedhor në Tetovë, tha se procesi i votimit ka filluar mbarë dhe në orën 7.00 janë hapur të gjitha 92 vendvotimet, nuk ka pasur kurfarë probleme në këtë aspekt, proleme me materialin zgjedhor poashtu nuk ka pasur.

“Ndërkohë gjatë ditës mjaft votues (rreth 300) nuk kanë mundur që të shfryëtzojnë të drejtën e tyre të votimit për arsye se nuk janë në listat e votimit edhe pse shumica e tyre kanë dokumenta biometrik qoftë pasaporta qoftë letërnjoftime.Këto raste janë evidentuar dhe komisioni komunal zgejdhor do ti paraqes tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Kemi edhe një të dhënë tjetër që për mua është skandal, pra, kryetarit të PDSH-së nuk i është dhënë e drejta për të votuar sepse është fshirë nga lista zgjedhore edhe pse ka dokument biometrik që do të thotë MPB njësia në Tetovë, nuk i ka dërguar të dhënat deri tek enti shtetëror statistkor, si emrin, mbiemrin, vendlindjen e kështu me radhë, kur janë dërguar listat e votimit. Edhe këtë raste kemi evidentuar si dhe rastet e tjera dhe KSHZ do të vendos se si do të veprohet me këta persona, kur dihet se një pjesë e këtyre që nuk janë në lista, në raundet tjera zgjedhore kanë votuar”, tha Halimi
Në komunën e Tetovës të drejtën vote kanë 77.570 persona, të cilët në 92 vende mund të zgjedhin prej pesë kandidatëve për kryetar komune.
Sipas Komisionit komunal zgjedhor, jehona është 6,58 për qind deri në orën 10

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *