Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Mos merni pjesë në protesta

Thaçi: Mos merni pjesë në protesta

07 Mars – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka bërë mbrëmë promovimin e kandidatit të saj në Çair të Shkupit, Muhamed Thaçi.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij theksoi se dëshiron që në këto zgjedhje me argumentet dhe faktet bindëse dhe realitetin që po përjetojnë shqiptarët, ti bindë të gjithë që t`i bashkohen idesë dhe projektit të PDSH-së.

“I lus të gjithë të angazhohemi, sepse ne kemi nevojë ti bindim vëllezërit dhe motrat tona, ti bindim se ajo votë që hyn në kuti është zëri i ndryshimit, i pakënaqësisë dhe zëri që parandalon krimin dhe të këqijat që po përjetojnë shqiptarët. Nëpërmjet këtij zëri ne bashkërisht do të sensibilizojmë Tiranën, Prishtinën, bashkësinë ndërkombëtare SHBA, BE dhe organizmat e tjera për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni”, theksoi Menduh Thaçi.

Sipas tij, kandidati i PDSH-së për Çairin është një personalitet i përgatitur dhe me veti pozitive. “Unë kam shpresë për një të ardhme më të mirë për Shkupin dhe shqiptarët. E dij se sa rëndë është me këta zullumqarë këtu, por kam shpresa se do të fitojmë dhe këtë fitore do t`ia dedikojmë shqiptarëve të Shkupit”, theksoi Thaçi.

Kandidati për Çairin, Muhamed Thaçi theksoi se për dallim nga të tjerët “ne jemi ndryshe dhe faqebardhë. “Do të ndërtojmë Çairin, do të bajmë të sigurtë për jetesë, me një infrastrukturë moderne, të zhvilluar, standard jetësor, edhe pse zhvillimi ekonomik duket i rëndë. Ne nuk do ta vjedhim popullin dhe ky është ndryshimi jonë. Ndryshimi që e prisni është përballë jush dhe ju premtoj se puna ime do të jetë e drejt për të gjithë qytetarët e Çairit. Fitorja e PDSH në Çair do të festohet si festë e çlirimit të Shkupit, sepse Shkupi përfundimisht do të çlirohet nga këto banda që po terrorizojnë këtë komunë. Andaj bashkëngjitu këtij ndryshimi”, theksoi kandidati Muhamed Thaçi. Në këtë tubim kanë folur edhe Bekim Fazliu si kandidat për qytetin e Shkupit dhe kandidatët për këshilltarë komunal të Çairit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *