Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH fitore në Strugë, rritje të votave (VIDEO)

Thaçi: PDSH fitore në Strugë, rritje të votave (VIDEO)

25 mars-“Ne mendojmë se është rezultat i kënaqshëm për PDSH-në. Ne arritëm rezultatin ta rrisin prej 85 mijë votave dhe kjo jep perspektivë për më tutje”, theksoi Thaçi.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë për mediat ka theksuar se PDSH ka arritur rezultat të pëlqyeshëm në këto zgjedhje, ndërsa ai njoftoi edhe fitoren e kandidatit të PDSH-së, Zijadin Sela në Strugë.

“Ne mendojmë se është rezultat i kënaqshëm për PDSH-në. Ne arritëm rezultatin ta rrisin prej 85 mijë votave dhe kjo jep perspektivë për më tutje”, theksoi Thaçi.

Ai theksoi se PDSH do të tentojë që në rrethin e dytë të fitojë edhe Tetovën.
Rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve lokale në Strugë tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, do të garojë në raundin e dytë-në balotazh me kandidatin e koalicionit të bllokut maqedonas Vladimir Koçoski, duke eliminuar kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Labënishtin nga gara e balotazhit.

Sipas rezultateve të para preliminare, nga 56.341 votues të regjistruar në Strugë, të shpërndarë në 78 vendvotime, kanë dalë në votime 35.545 votues, ose 63.09% të elektoratit. Janë evidentuar 35.265 fletëvotime të vlefshme, ndërsa 280 fletëvotime janë shpallë të pavlefshme. Tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim për ndonjë ankimim, vërejtje ose parashtresë që do të ndikonte në përmbysjen eventuale të rezultateve përfundimtare

Kandidati i BDI-së, Arben Labënishti, ka marrë 9.354 vota, ose 26.52%, kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, ka marrë 11.414 vota, ose 32.37%, ndërsa kandidati i koalicionit të bllokut maqedonas, Vlladimir Koçoski, në këto zgjedhje ka marrë 14.497 vota, ose 41.11%.

Në bazë të këtyre rezultateve, kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela dhe ai i koalicionit të bllokut maqedonas, Vladimir Koçoski, do të garojnë në raundin e dytë- në balotazh pas dy javësh.

MENDUH THAÇI: FITUAM STRUGËN DISA KOMUNA TJERA RAUNDIN E DYTË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *