Home / Sport / Totenhemi fiton derbin e zjarrtë të Londrës

Totenhemi fiton derbin e zjarrtë të Londrës

Totenhemi ka arritur të rimarrë vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez pas një fitoreje shumë domethënëse në derbin e Londrës së veriut me rezultatin 2-1 ndaj rivalëve historikë të Arsenalit.

Skuadra e drejtuar nga Vijas Boas ka shkëlqyer përballë tifozëve të saj, ndërsa ka marrë me meritë tri pikët në këtë sfidë. Gjithçka ka folur në favor të skuadrës së Totenhem që në pjesën e parë, ku minutat e fundit kanë rezultuar fatale për “topçinjtë” e Venger. Në minutën e 37-të ishte Garet Beil që gjeti rrugën e rrjetës pasi iu shmang pozicionit jashtë lojë, ndërsa dy minuta më vonë ishte Lenon që me një kundërzbritje të shpejtë dhe falë pavëmendjes së mbrojtjes së Arsenalit, mposhti përsëri portierin Szczesni. Goli i Mertesaker në pjesën e dytë thjesht shërbeu për të ndezur më shumë takimin, me të dy skuadrat që krijuan disa raste në minutat e fundit të kësaj ndeshje mjaft emocionuese. Në përfundim, Totenhem iu gëzua 3 pikëve që e ngjitin përsëri në vendin e tretë në renditje, ndërsa largojnë përkohësisht Arsenalin nga lufta për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *