Home / Sport / Trajneri i Malit të Zi tallet me Anglinë

Trajneri i Malit të Zi tallet me Anglinë

Trajneri i Malit të Zi, Branko Brnoviç, nuk ka ngurruar të ngacmojë Anglinë para ndeshjes mes dy kombëtareve që luhet të martën, vendimtare për të përcaktuar ecurinë në Grupin H të eliminatoreve të Botërorit 2014. Ai pretendon se anglezët janë të frikësuar, ndërsa u tall edhe me trajnerin Hodgson e lojtarët që ankoheshin për gjendjen e fushës.

“Po lexoj deklarata nga lojtarët anglezë mbi gjendjen e fushës. Por me sa di unë, lojtarët anglezë luajnë vetëm me top të gjatë ndaj nuk e kuptoj se pse po ankohen për fushën. Kjo tregon se janë më të frikësuar nga kjo ndeshje sesa ne. Ata janë të frikësuar edhe nga tifozët tanë dhe nuk e kuptoj arsyen. Ne nuk nënvlerësojmë apo mbivlerësojmë asnjë skuadër. Vlerësojmë maksimalisht ekipin anglez, por më shumë cilësitë tona”, ishte deklarata e Brnoviç.
Një thumbim ndaj anglezëve e ka lëshuar edhe sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Mirko Vuçiniç, i cili mendon se skuadra e Hodgson ka probleme në prapavijë,
“Ndeshja do të kishte qenë më e bukur dhe interesante nëse në fushë do të ishin edhe Terri me Ferdinand, pasi ata janë mes mbrojtësve më të mirë në botë sot. Aktivizimi i Smalling dhe Leskot në qendër të mbrojtës sigurisht që shihet si dobësi. Nëse ata nuk luajnë për klubet e tyre, nuk e kuptoj se si trajneri mund t’i thërrasë për t’i aktivizuar titullarë në kombëtare”, tha Vuçiniç.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *