Home / Lajme / Maqedoni / ‘Unioni për ardhmëri’ parashtroi padi deri te Gjykata Administrative (VIDEO)

‘Unioni për ardhmëri’ parashtroi padi deri te Gjykata Administrative (VIDEO)

31 mars-Shumica e VMRO-DPMNE-së në KSHZ e shndërroi këtë organ shtetëror zgjedhor në inkuizicion politik. Dëshmi më e mirë është fakti që shumica e VMRO-DPMNE-së në KSHZ i refuzoi ankesat tona duke mos llogaritur për asnjë fakt dhe pa në këtë rast të bëhet kontroll në materialin zgjedhor të vendvotimeve të kontestuara. Kërkesat për shqyrtim dhe rinumërim të fletvotimeve ishin refuzuar me mbivotim 4 ndaj 3, tha nënkryetarja e LSDM-së Ana Pavllovksa-Daneva në konferencën për shtyp

Koalicioni “Unioni për ardhmëri”, e udhëhequr nga LSDM-ja, ka parashtruar deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë më shumë se 100 padi, sepse vlerëson se Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendimet i ka sjellur me mbivotim, e jo në bazë të ligjit dhe argumenteve.

“Shumica e VMRO-DPMNE-së në KSHZ e shndërroi këtë organ shtetëror zgjedhor në inkuizicion politik. Dëshmi më e mirë është fakti që shumica e VMRO-DPMNE-së në KSHZ i refuzoi ankesat tona duke mos llogaritur për asnjë fakt dhe pa në këtë rast të bëhet kontroll në materialin zgjedhor të vendvotimeve të kontestuara. Kërkesat për shqyrtim dhe rinumërim të fletvotimeve ishin refuzuar me mbivotim 4 ndaj 3. Tërësisht e kundërta, për ankesat e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja për Strumicën ishte zbatuar arshin më ndryshe”, tha nënkryetarja e LSDM-së Ana Pavllovksa-Daneva në konferencën për shtyp.

Sipas saj, anëtarët e KSHZ-së të cilët kanë refuzuar prej 300 ankesave të opozitës, për Strumicën kanë pranuar ankesa pa kurrfarë baze juridike me të cilat, ashtu siç tha, dëshirojnë t’ia vjedhin fitoren e konfirmuar kryetarit të komunës Zoran Zaev.

UNIONI PËR ARDHMËRI PARASHTROI PADI DERI TE GJYKATA ADMINISTRATIVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *