Home / Sport / Vardari-Shkëndija 6:1! NO COMMENT!

Vardari-Shkëndija 6:1! NO COMMENT!

Me këtë disfatë thellohet edhe më shumë kriza tek Shkëndija, e cila me dy disfata tani më është në pjesën e rrezikuar të tabelës së klasifikimit, ndërsa Vardari regjistroi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Nikolla Ilievski – Xhixhi.

Kampioni aktual, Vardari shënoi fitoren e parë në sezonin pranveror duke demoluar tërësisht skuadrën tetovare, pran rezultatit 6-1. Vendasit hapën shumë shpejt rezultatin në minutën e 13, kur Kostovski nga afërsi solli epërsi për Vardarin. Nuk vonoi përgjigjja e Shkëndijës, e cila shfrytëzoi tërheqjen e vendasve dhe pasi humbi 3-4 raste të pastërta, në fund, pas asistimit të Taipit, Muzafer Ejupi barazon shifrat në 1-1 në minutën e 39. Kjo i dha krah lojës së Shkëndijës , e cila filloi të dominoi në pronësimin e topit, ndërsa Vardari kërkonte golin përmes kundërsulmeve. Në minutën e 42 përforcimi i fundit për Vardarin, Aco Stojkov, me solo aksion nga 17 metra shënoi eurogol, duke rikthyer avantazhin për skuadrën vendase. Shkëndija u hodh në sulm që të barazojë rezultatin, duke lënë Vardarin në mbrojtje dhe kërkimin e kundërsulmit. Në minutën e 45, Kostovski ishte më i shpejtë se mbrojtja e Shkëndijës, që detyroi intervenimin e portierit të skuadrës tetovare jashtë 16 mëtrshit. Topin e devijuar, e shfrytëzoi Ostoja Stjepanoviq, i cili nga 40 metra shënoi golin e tretë për Vardarin. Telashet për mysafirët nuk përfunduan këtu dhe në kohën shtesë Aco Stojkovi sërish ishte protagonist i kundërsulmit të shpejtë, që në fund të ‘parabolojë’ edhe portierin Nikov. Në pjesën e dytë, vazhdoi storja e njëjtë, kur Shkëndija kërkonte që të shtrojë pronësimin e topit, ndërsa Vardari dominoi përmes kundërsulmeve. Në minutën e 64, Lazarevski nga goditja e lirë prej 25 metra goditi shtyllën dhe mundi portierin mysafirë për herë të 5. Mirëpo vuajtjet e Shkëndijës nuk përfunduan këtu, pasi në 6 minuta para mbylljes së ndeshjes, Vardari shënoi golin e 6 në këtë përballje me autor Filip Petrovin, që shfrytëzoi asistimin e Stjepanoviqit. Me këtë disfatë thellohet edhe më shumë kriza tek Shkëndija, e cila me dy disfata tani më është në pjesën e rrezikuar të tabelës së klasifikimit, ndërsa Vardari regjistroi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Nikolla Ilievski – Xhixhi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *