Home / Lajme / Maqedoni / ‘Vatra’ hap fushatën për të mbështetur Ibrahim Kolarin

‘Vatra’ hap fushatën për të mbështetur Ibrahim Kolarin

16 mars-Ibrahim Kolari, biznesmen i suksesshem, njekohesisht anëtar i Këshillit të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA u ndera me Çmimin:” Filantrop Individual – humanisti me i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni. Ndërkohë, që në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës në ceremonin festive organizuar nga Vatra, Ibrahim Kolari është nderuar me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut së bashku me pesë bashkëatdhetarë të tjerë.

Anëtari i kryesisë së shoqatës Panshqiptare Vatra, i cili në zgjedhjet lokale të 24 marsit në Maqedoni do të garoj në qytetin e tij të lindjes Dibër e Madhe, Ibrahim Kolari, biznesmeni i cili ka jetuar dhe vepruar me sukses në SHBA dhe tashmë po vijon aktivitetet e biznesit në Maqedoni, merr përkrahjen e shokëve dhe miqve të tij në shoqatën Vatra.

Në shtëpinë e Vatrës në Bronx – New York, ditën e shtunë më 16 Mars në orën 2:00 mbasdite(pm) hapet fushata për mbledhje ndihmash – foundraising – ashtu si veprohet me kongresmen dhe senator amerikan.

Vatra është e lutur që të gjithëve atyre që dëshirojnë të mbështesin bashkëatdhetarin tonë të marrin pjesë në këtë fushatë për mbledhje ndihmash – foundraising –

Ibrahim Kolari, biznesmen i suksesshem, njekohesisht anëtar i Këshillit të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA u ndera me Çmimin:” Filantrop Individual – humanisti me i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni. Ndërkohë, që në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës në ceremonin festive organizuar nga Vatra, Ibrahim Kolari është nderuar me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut së bashku me pesë bashkëatdhetarë të tjerë. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *