Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon dhuna, rrihen nxënës, qëllohen me gurë autobusë

Vazhdon dhuna, rrihen nxënës, qëllohen me gurë autobusë

Shkup, 06 Mars – Një varg incidentesh kanë ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku kanë pësuar disa të rinj, nxënës të shkollave të mesme.

Në raportin e MPB-së, janë regjistruar gjithsej pesë raste dhune.

Rasti i parë ka ndodhur në ora 9 e 20, në afërsi të shkollës “Asuc”, kur 5-6 persona kanë sulmuar pa shkak dhe arsye një 17-vjeçar nga fshati Miladinovci i Shkupit.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 19 e 10, në autobusin nr. 9 në Bit Pazar, kur 6-7 persona kanë sulmuar një 16-vjeçar dhe bashkënxënësen e tij, 17-vjeçare.

Disa minuta më vonë, një tjetër 17-vjeçar është rrahur nga 4-5 persona sapo kishte zbritur nga autobusi nr. 9 në Çairçanjë.

Policia ka informuar se nga dhuna e djeshme kanë pësuar edhe dy autobusë dhe shoferët e tyre.

Një rasti i tillë ka ndodhur fillimisht në lagjen Pintia, ku nga sulmi me gurë nga persona të panjohur ishte thyer një nga xhamat e autobusit dhe ishte lënduar shoferi i tij.

Gjithashtu, autobusi nr. 68 ishte qëlluar me gurë në afërsi të Poliklinikës “Bit Pazar”, dhe si pasojë ishte thyer xhami i përparmë, por pa dëmtime në njerëz.

Për të gjitha këto raste, MPB ka ndërmarrë masat e nevojshme të hetimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *