Home / Sport / Venger dorëzohet, lë titullarët pushim ndaj Bajern

Venger dorëzohet, lë titullarët pushim ndaj Bajern

Arsen Venger duket se është dorëzuar plotësisht në Ligën e Kampioneve dhe pavarësisht deklaratave optimiste për një përmbysje ndaj Bajern Mynih, ai realisht duket se nuk e sheh të mundur një gjë të tillë.

Trajneri francez i Arsenalit ka vendosur të lërë në stol Santi Kazorla dhe Teo Uollkot, dy titullarë të paprekshëm të londinezët për këtë sfidë, duke preferuar që t’i ruajë ata të freskët për ndeshjet e kampionatit. Me sa duket, ai mendon më shumë se si të luftojë për vendin e katërt që siguron pjesëmarrjen në këtë aktivitet për sezonin e ardhshëm sesa për atë aktual.
Më shumë se 3 mijë tifozë të Arsenalit që do të jenë të pranishëm në “Allianz Arena” pritet të kontestojnë skuadrën pas këtij vendimi të Venger, i cili ka lënë pushim edhe portierin Vojçieç Szczesnji, duke i lënë vendin Lukas Fabianski për herë të parë në këtë sezon. Këtyre do t’u shtohen edhe mungesat për dëmtim të Xhek Uilshair, Lukas Podolski dhe Bakari Sanja.
“Suonsi është një ndeshje shumë e madhe për ne dhe ashtu është edhe kualifikimi për Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Ky është objektivi ynë, aktualisht nuk shohim asgjë tjetër e prandaj për ne ishte shumë e rëndë ajo humbje me Totenhem”, shpjegoi Venger.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *