Home / Sport / Viktor Valdes rrezikon një pezullim të gjatë

Viktor Valdes rrezikon një pezullim të gjatë

Viktor Valdes rrezikon të pezullohet për një afat të gjatë, pas shpërthimit kundër gjyqtarit Perez Lasa, në përfundim të “El Clasico” kundër Real Madrid.

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i katalanasve ishte shumë i irrituar për penalltinë që nuk u dha në favor të skuadrës së tij, pas kontaktit mes Serxho Ramos dhe Adriano, që i kushtoi atij edhe kartonin e kuq.
Sipas protokollit të ndeshjes të publikuar mbrëmë, Valdes ka përdorur fyerje shumë të rënda ndaj gjyqtarëve dhe kjo është arsyeja pse u largua me karton të kuq.
“Pas përfundimit të ndeshjes dhe ndërsa gjendeshim ende në fushën e lojës, unë ndëshkova me karton të verdhë numrin 1 të Barcelonës, Viktor Valdes Arribas, pasi erdhi drejt meje me duart lart duke ulëritur, duke kundërshtuar një nga vendimet e mia. Pastaj largova me karton të kuq të njëjtin lojtar pasi ulërinte vazhdimisht para fytyrës time, vetëm pak centimetra larg fjalët ‘Ju e keni dhj…, nuk keni turp’”.
“Pasi u largua me karton të kuq, lojtari vazhdoi me të njëjtën sjellje duke thënë ‘Nuk keni turp”. Ai u desh të mbahej nga shokët e tij të skuadrës dhe një delegat i klubit. Edhe kur hymë në tunel, ai vazhdoi me të njëjtat fjalë”, shkruhet në raportin e Perez Lasa.
Ndërkohë, të katalanasit bëjnë bujë edhe fjalët e Zherard Pike pas përfundimit të takimit. “Shpresoj që Perez Lasa, herën tjetër kur të vijë të na drejtojë, të na kërkojë të gjithëve falje. Duhet të jesh shumë më i fortë se Real Madrid kur në lojë futen edhe gjyqtarët”, ishte batuta e tij, që mund të pasohet nga sanksione.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *