Home / Lajme / Maqedoni / Vota shqiptare vendos për Shkupin

Vota shqiptare vendos për Shkupin

26 mars-Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE dhe kryetar i deritanishëm i Shkupit me 133 mijë vota të fituara dhe Jani Makraduli nga LSDM opozitare me 77 mijë vota do të garojnë për raundin e dytë. Nga opozita maqedonase theksojnë se akoma mbeten në lojë dhe se sipas tyre në rast të përkrahjes masive të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, mund të jenë gjasat për një fitore përballë kandidatit të VMRO-DPMNE.

Vota e elektoratit shqiptarë në Shkup mund të vendos për zgjedhjen e kandidatit nga radhët e dy koalicioneve maqedonase. Në rast se do të ketë jehonë të madhe votuesish dhe mobilizim të opozitës maqedonase, atëherë do të mund të jetë përcaktuese vota e shqiptarëve.

Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE dhe kryetar i deritanishëm i Shkupit me 133 mijë vota të fituara dhe Jani Makraduli nga LSDM opozitare me 77 mijë vota do të garojnë për raundin e dytë. Nga opozita maqedonase theksojnë se akoma mbeten në lojë dhe se sipas tyre në rast të përkrahjes masive të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, mund të jenë gjasat për një fitore përballë kandidatit të VMRO-DPMNE.

“Është një garë gati e humbur, por një mobilizim real mund të sfidojë kandidatin që ka fituar shumicën e votave. Kjo ndoshta do të jetë një mision i pamundur, por duhet bërë përpjekje”, theksoi një zyrtar i lartë i opozitës maqedonase. Në Qytetin e Shkupit, partitë shqiptare kanë fituar rreth 50 mijë vota, 31 mijë vota ka fituar kandidati i BDI-së, Artan Grubi dhe mbi 15 mijë vota kandidati i PDSH-së, Bekim Fazliu, RDK ka fituar rreth 2 mijë vota.

Për Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunës së qytetit të Shkupit të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore të 536 vendvotime. INA

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *