Home / Sport / Xhemaili largohet nga Napoli në verë

Xhemaili largohet nga Napoli në verë

Ai nuk është i kënaqur me rolin që ka te Napoli dhe ka kërkuar që të largohet gjatë verës së këtij viti.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të gjejë një skuadër tjetër. Ai nuk është i kënaqur me rolin që ka te Napoli dhe ka kërkuar që të largohet gjatë verës së këtij viti. “Aventura e Xhemailit te Napoli është e përfunduar. Ai tashmë ka kërkuar të largohet nga Napoli, pasi nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit dhe atë në fushë që po detyrohet të luaj nga trajneri Walter Mazzarri, si mesfushor defensiv’, shkruante të hënën ueb faqja “sportevai.it”. Për Xhemailin 26-vjeçar, interesim kanë shprehur skuadrat italiane të Serie A, Torino, Udinese e Parma. Ai me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Në 23 paraqitje në Serie A këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *