Home / Sport / Zhuta i gatshëm për suksese në 2013

Zhuta i gatshëm për suksese në 2013

“Shpresoj që viti 2013 të jetë vit i sukseseve te reja në karrierën time. Edhe pse ndoshta kam mundur më shumë, une mbetem i kënaqur me atë që kam arritur në të kaluarën, ndërsa pretendoj të përmirësohem në të ardhmen. Ky vit shpresoj të jetë i shëndetshëm para se gjithash, pa lëndime, ndërsa pjesën garuese besoj ta kaloj me sukses”, deklaroi Fatlum Zhuta.

Boksieri strugan Fatlum Zhuta duket i gatshëm për synimin e sukseseve të reja në vitin 2013. Fituesi i shumë turneve dhe çmimeve të rëndësishme në vitin e kaluar, pretendon të vazhdojë ecurinë e mirë dhe këtë sezon të ri të tentojë së paku të përsëris sukseset e një viti më parë edhe pse tendenca e tij është që secilin vit të ardhshëm të shkojë një hap më lartë. I përgatitur maksimalisht në aspektin fizik, Zhuta pret me padurim sfidat e para. Prova e parë për formën e tij do të jetë turneu memorial për nderë të dëshmorit të kombit Zahir Pajazitit, që do të zhvillohet më 30 mars në Prishtinë. “Jam i përgaitur për suksese të reja dhe mendoj se i gatshëm pres turneun memorial në Prishtinë, ku synoj të fitoj Kupën kryesore. Ende nuk dij se kush do të jenë kundërshtarët e mij, por cili do të jetë, besoj t’i jap makismumin nga vetja ime. Unë vetes i kam vënduar detyrimin për të qenë gjithnjë më i mirë dhe besoj se këtë do të arrij ta realizoj”, fol me optimizëm Fatlum Zhuta, i cili menjëhrë pas turneut në Prishtinë, më 31 mars në Shkup do të nis sezonin e ri në kampionatin shtetëror të Maqedonisë, ku në program do të jetë xhiroja e parë. Zhuta është kampion i tetë-fishtë dhe beson të vazhdojë dominimin e tij. “Synimi im në kampionatin shtetëror është titulli i nëntë kampion shtetëror. Kam punuar shumë për të qenë i gatshëm, besoj të kalojm mirë në Prishtinë dhe pastaj këtë formë ta barti edhe në kampionatin vendor”, shprehet Zhuta, i cili beson që të ketë vit të suksesshëm në të gjitha garat ku do të marrë pjesë. “Shpresoj që viti 2013 të jetë vit i sukseseve te reja në karrierën time. Edhe pse ndoshta kam mundur më shumë, une mbetem i kënaqur me atë që kam arritur në të kaluarën, ndërsa pretendoj të përmirësohem në të ardhmen. Ky vit shpresoj të jetë i shëndetshëm para se gjithash, pa lëndime, ndërsa pjesën garuese besoj ta kaloj me sukses”, përfundoi Zhuta.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *