Home / Sport / Zubizarreta konfirmon: Edhe vitin tjetër me Vilanovan!

Zubizarreta konfirmon: Edhe vitin tjetër me Vilanovan!

Andoni Zubizarreta, drejtori sportiv i Barcelonës, ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë dyshim se në sezonin e ardhshëm, Tito Vilanova do të vazhdojë të jetë trajneri i ekipit katalanas.

“Vilanova do të jetë trajneri i Barcelonës edhe në vitin e ardhshëm. Fitorja jonë më e madhe do të jetë kthimi i tij në pankinë”, ishte komenti i tij në radion “RAC1”.
Më pas ai foli edhe për ndeshjen e përmbysjes historike ndaj Milanit, ku skuadra katalanase la pas një periudhë mjaft negative.
“Për rëndësinë që kishte kjo ndeshje, mund të them se ishte paraqitja më komplete e sezonit. Pas golit të dytë mendova që kjo ditë ishte e jona, ajo ishte ndjesia që kisha menjëherë. Në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, detajet e vogla janë ato që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kjo u pa në këtë sfidë”, tha Zubizarreta.
“Nuk fola me Vilanovan derisa përfundoi takimi. Ka disa ditë kur gjërat duhet t’i mbash brenda vetes. Tito e meritonte një paraqitje të tillë nga ekipi edhe pse për momentin për të ka gjëra më të rëndësishme se një përmbysje”.
“Shpresojmë që në fundin e muajit të jetë përsëri në Spanjë, por do të vendosë ai se kur do të kthehet në punë. Nëse vendos të kthehet menjëherë në punë, pas një dite, në mëngjes, apo në darkë, është komplet në dorën e tij, është ai që komandon. Di të them se ai është mirë fizikisht, moralisht, në të gjitha aspektet. E dimë që ky lloj trajtimi mjekësor të lodh, por atë e ka ndihmuar edhe fakti që ka qëndruar shumë i lidhur me futbollin”, deklaroi Zubizarreta.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *