Home / Lajme / Maqedoni / 54 akisdente gjatë muajit mars (VIDEO)

54 akisdente gjatë muajit mars (VIDEO)

Tetovë, 04 Prill – Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se gjatë muajit mars në rrugët e Tetovës, janë rregjistruar 54 aksidente trafiku. Një nga këta aksidente ka përfunduar tragjikisht, kur një person humbi jetën në Vollkovijë.

Në 18 aksidente sipas policisë së Tetovës, 35 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe trupore, ndërsa në 35 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material i cili llogaritet më shumë se 2 milion e 200 mijë denarë. Shumica e aksidenteve gjatë muajit të kaluar janë rregjistruar në rrugët e Tetovës (35) më pas të rrezikshme janë akset rrugore Tetovë-Gostivar, rruga rregjionale Tetovë-Vollkovijë, Tetovë-Pirok dhe Tetovë-Kodra e Diellit.

“Për dallim nga muaji shkurt kur shumica e aksidenteve janë rregjistruar gjatë ditës së hënë dhe të martë, më e rrezikshme gjatë muajit mars kanë qenë dita e shtunë edhe atë në përiudhën mes orës 12 dhe 14. Edhe këtë vit shkak për aksidente vazhdon të jetë mospërshtatja e shpjetësisë sipas kushteve në rrugë, tejkalimi I parregullt si dhe parregullshmëria teknike e veturave”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski.

Në ndërkohë Stacioni për Siguri në Komunikacionin rrugor në Tetovë, ditëve të fundit ka përforcuar prezencën në rrrugët e rajonin e Tetovë, ndërsa paralajmëron edhe aktivitete intenzive me qëllim që në kohë dhe në mënyrë efikase të vërtetohen dhe menjanohen lëshimet dhe mosrespektimet e rregullave të cilët mund të prishin zhvillimin normal të qarkullimit në komunikacion.

54 AKSIDENTE GJATË MUAJIT MARS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *