Home / Lajme / Maqedoni / A do të ketë në Tetovë përsëri zgjedhje?

A do të ketë në Tetovë përsëri zgjedhje?

Konstituimi i Këshillit të Tetovës ishte paraparë për më 22 prill, por nuk u votua kryesuesi i Këshillit për shkak të nevojave shtesë për konsultime. Seancën që dështoi e thirri anëtarja më e vjetër e Këshillit.

Këshilli komunal i Komunës së Tetovës nuk po konstituohet dot, pasi ka dështuar marrëveshja parazgjedhore VMRO – BDI. Sipas Ligjit për Administrim Lokal, Këshilli komunal duhet të konstituohet në afat prej 30 ditëve

Në Tetovë sipas të gjitha gjasave do të ketë zgjedhje të reja lokale për Këshilltarë komunal. Këshilli komunal i Komunës së Tetovës nuk po konstituohet dot, pasi ka dështuar marrëveshja parazgjedhore VMRO – BDI.

Burime të sigurta partiake të “Lajm”-it pohojnë se BDI nuk i është përmbajtur marrëveshjes me VMRO-në, në pjesën e drejtorive dhe punësimeve në Tetovë, ndërsa VMRO-ja meqë humbi në Kumanovë, e ka “shkel marrëveshjen” para kohe. “Sipas marrëveshjes së partnerëve të koalicionit VMRO –BDI, atë që VMRO-ja do t’ia jepte BDI-së në Tetovë, BDI-ja duhet t’ia kthente në Kumanovë dhe anasjelltas”, tha i njëjti burim. Po ashtu sipas Marrëveshjes para zgjedhore, BDI është dash që ti japë VMRO-së pesë drejtori në Tetovë dhe 30 për qind të punësimeve ti takonin maqedonasve, në ndërkohë VMRO-ja t’ia kthente këto “të mira” në Kumanovë. Meqë në Kumanovë VMRO-ja humbi në zgjedhjet lokale, partnerët e koalicionit nuk po merren dot vesh dhe kjo mosmarrëveshje shumë shpejt mund të sjellë zgjedhje të reja për Këshilltarë të Komunës së Tetovës

Sipas Ligjit për Administrim Lokal, Këshilli komunal duhet të konstituohet në afat prej 30 ditëve, që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Neni 37 i Ligjit për administratë lokale, shkruan se seancën e parë të Këshillit komunal e thërret ish kryetari i Këshillit komunal në afat prej 20 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve. Nëse brenda 20 ditëve, kryetari i vjetër nuk e thërret mbledhjen, atëherë në afat prej 10 ditëve seancën e thërret anëtari më i vjetër i Këshillit. Nëse në afat prej 30 ditëve nuk arrihet që të konstituohet Këshilli komunal, atëherë Këshilli shpërbëhet dhe Kryetari i Parlamentit Shpall zgjedhje të reja lokale vetëm për këshilltarë të asaj komune.

Konstituimi i Këshillit të Tetovës ishte paraparë për më 22 prill, por nuk u votua kryesuesi i Këshillit për shkak të nevojave shtesë për konsultime. Seancën që dështoi e thirri anëtarja më e vjetër e Këshillit.

Në përbërjen e re të këshillit të komunës së Tetovës, BDI ka 12 këshilltarë, PDSH ka 10 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja ka 5, LSDM-ja 2 ndërsa nga 1 këshilltarë kanë RDK-ja dhe partia e Turqve.

Mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit në nivelin lokal do të reflektohen edhe në nivelin qendror. Këto mosmarrëveshje herë pas here shpërfaqen në mediat pro-qeveritare (pro VMRO), ku preket UÇK-ja, riaktivizimi i rasteve të kthyera nga Haga, etj.LAJM

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *