Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Përdorim i detyrueshëm i qeseve bio-dekompozive (VIDEO)

Ademi: Përdorim i detyrueshëm i qeseve bio-dekompozive (VIDEO)

Tetovë, 19 Prill – Qeset për transport të mallrave të cilat lëshohen dhe përdoren në treg, në mënyrë të detyrueshme duhet ta plotësojnë standardin i cili e përcakton bio-dekompozimin e tyre.

Këtë e përcakton Rregullorja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për zvogëlimin e përdorimit tejmase të qeseve plastike, për shkak të ndikimit të tyre të keq ndaj mjedisit jetësor.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë sqaroi se përpunimi i qeseve duhet ta plotësojë standardin MKS 1009, i cili përfshin metoda për vlerësim të osko-biodekompozim të plastikës dhe fito-toksicitetit të mbetjes në kushte të kontrolluara laboratorike. Periudha e dekompozimit të këtyre qeseve është rreth 180 ditë. “Me hyrjen në fuqi të Rregullores, nga 7 shkurti i këtij viti, qeset e dedikuara për transport të mallrave në dyqane, depo, hapësira afariste, tregje të gjelbra dhe të veçanta ku kryhet tregtim me pakicë e prodhimeve ushqimore, në dyqane dhe kioska ku kryhet tregtim me pakicë i prodhimeve të imëta dhe në barnatoret ku shiten prodhime kozmetike, duke të jenë vetëm të biodekompozuara”, sqaroi Ademi.Për mosrespektimin e dispozitave, sipas tij, është paraparë gjobë prej 3.000 euro, si për prodhuesin, ashtu edhe për tregtarin. Pagesa e qeseve, Ademi theksoi se nuk rrjedh nga obligimet ligjore, por nga qëndrimi personal i vetë tregtarëve. “Qëndrimi i Ministrisë është se pagesa e qeseve vepron në mënyrë destimuluese në pikëpamje të shfrytëzimit të tyre, por edhe reagimet nga konsumatorët se nuk është në rregull që qeset me logo të tregtarëve me të cilën reklamohen të paguhen, janë të arsyeshme”, shtoi Ademi.

ADEMI: PËRDORIM I DETYRUESHËM I QESEVE BIO – DEKOMPOZIVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *