Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti do të udhëtojë në SHBA. BDI përgatitet për kongres (VIDEO)

Ahmeti do të udhëtojë në SHBA. BDI përgatitet për kongres (VIDEO)

29 Prill – Lajmi për kongresin e radhës të BDI-së është pjesë e debateve edhe të mediave maqedonase. Sipas tyre, ndryshimet do të përfshijnë nënkryetarët e partive, për shkak të koncentrimit të funksioneve.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka nisur përgaditjet për kongresin e radhës partiak, të caktuar për muajin nëntor të këtij viti.

Siç mësohet është dhënë dritë jeshile për zgjedhjet brenda partiake, duke nisur nga degët dhe forumet e tjera partiake. “Me këto zgjedhje brenda partisë, lideri Ali Ahmeti do të jetë pa konkurrencë për kryesimin partiak, për shkak të vazhdimit të fitoreve në zgjedhje dhe sfidave të tjera. Por, ndryshime do të kërkohn në nivelet e tjera në postet e nënkryetarëve dhe më poshtë”, theksoi , një zyrtar i lartë i BDI-së. Lajmi për kongresin e radhës të BDI-së është pjesë e debateve edhe të mediave maqedonase. Sipas tyre, ndryshimet do të përfshijnë nënkryetarët e partive, për shkak të koncentrimit të funksioneve. Por, një gjë e tillë përjashtohet brenda BDI, për shkak se pikërisht nënkryetarët partiak kanë dëshmuar me fitoret e tyre në zgjedhjet e fundit lokale. Nga kjo parti theksojnë se ndryshimet do të jenë evidente nëpër degët partiake, ku do të ketë kryesi dhe kryetar të ri partiak.

Ahmeti do të udhëtojë në SHBA

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga 4 maji do të qëndroj për vizitë dy ditore në SHBA në përpjekje për të zgjidhur kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit.

Ahmeti do të realizoj takime me përfaqësues të administratës shtetërore të SHBA-ve, me kongresmenë dhe me lobi-biznes grupet e diasporës shqiptare.

Në takimet me përfaqësuesit e shtetit amerikan Ahmeti do të bisedoj për përparimin e Maqedonisë drejtë NATO-s, BE-së si dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit. Misioni i Ahmetit për të zgjidhur kontestin e emrit tek opinioni maqedonas shihet si presion ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski.Mirëpo, Ahmeti deklaron se nuk po bën presion ndaj partnerit të koalicionit, por se ka ardhur koha dhe momenti më i përshtatshëm për zgjidhjen e këtij problemi disa vjeçar.

“E vetmja e ardhme e përbashkët për rajonin e trazuar mbetet integrimi i të gjitha vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe ky proces është përgjigja më e mirë që për të gjitha mendjet që diskutojnë për ndryshim kufijsh dhe agjendat e ndryshme destabilizuese në rajon, ka deklaruar Ahmeti.

ÇËSHTJA E EMRIT, AHMETI NË SHBA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *