Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Marrëveshja Kosovë – Serbi, paqe dhe stabilitet në rajon (VIDEO)

Ahmeti: Marrëveshja Kosovë – Serbi, paqe dhe stabilitet në rajon (VIDEO)

19 Prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka komentuar bisedimet Kosovë – Serbi duke vlerësuar se arritja e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve do të mundësojë fqinjësi të mirë, paqe, stabilitet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Unë bashkë me të gjithë ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni në përgjithësi, po ndjekim me vëmendje të theksuar procesin e dialogut politik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel. Ditë më parë, në takimin me Baroneshën Kethrin Eshton, pasi që e përgëzova për impenjimin e saj të madh dhe të sinqertë drejt arritjes së marrëveshjes, theksova edhe rëndësinë e madhe që ka procesi i dialogimit midis Prishtinës dhe Kosovës edhe për stabilitetin e Maqedonisë dhe të gjithë rajonit”, thuhet në letrën e Ahmetit. Me këtë rast thotë Ahmeti, dua të shfaq përkapjen time të plotë për çdo zgjidhje që është rezultat i dialogut të drejtpërdrejt dhe arritjes së marrëveshjes në mes të dy vendeve që do të mundësojë fqinjësi të mirë, paqe, stabilitet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Dialogu është rruga më e mirë e mbylljes së kapitullit të luftërave në rajon dhe hapja e mundësive për bashkëpunim dhe integrim evropian të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të rajonit”, vlerëson Ali Ahmeti lideri i BDI-së. Nëpërmjet kësaj letre të drejtëpërdrejt, inkurajoj të gjitha palët drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njëkohësisht të mbështes këtë proces plotësisht, përfundon Ahmeti.

ALI AHMETI: MARRËVESHJA KOSOVË – SËRBI, PAQE DHE STABILITET NË RAJON ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *