Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takohet me Jonuz Musliun (VIDEO)

Ahmeti takohet me Jonuz Musliun (VIDEO)

Tetovë, 10 Prill – Sot në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Jonuz Musliu, Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik nga Lugina e Preshevës.

Jonuz Musliu uroi Kryetarin Ali Ahmeti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Maqedoni si dhe për fitoren e madhe të Bashkimi Demokratik për Integrim në të dy rrethet zgjedhore.Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth situatës aktuale në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë rreth të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi si dhe nevojës që shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Serbët nga Kosova të paraqesin ura lidhëse midis dy vendeve.Kryetari Ahmeti dhe Jonuz Musliu shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe në rajon duke u përqëndruar në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Zgjidhja më e mirë për Ballkanin perendimor do të ishte që Sërbia të njoh realitetin e ri të krijuar në këtë rajon me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo do të ndihmojë në afrimin e dy vendeve dhe stabilizimin e gjithë rajonit.

Që të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që ndryshimi i kufijve në rajon nuk është zgjidhje sepse do të ketë domino efekt mbi vendet fqinje dhe mund të shkaktojë trazira të reja në këtë rajon.

ALI AHMETI TAKOHET ME JONUZ MUSLIUN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *