Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti telegram ngushëllimi SHBA-ve për tragjendinë e Bostonit

Ahmeti telegram ngushëllimi SHBA-ve për tragjendinë e Bostonit

16 prill-Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paguajnë një çmim të lartë për detyrën e tyre fisnike dhe të vështirë për promovimin e vlerave demokratike gjithandej në botë, por ne, shqiptarët, qëndrojmë pranë popullit amerikan në këto përpjekje për një botë me më shumë siguri, paqë, stabilitet dhe demokraci”, theksohet në telegramin e Ahmetit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegram ka shprehur ngushëllime në adresë të popullit amerikan lidhur me sulmin terrorist me bomba në maratonën e Bostonit, ku u vranë tre veta dhe mbi 100 u plagosën.

“Me hidhërim të thellë pranova lajmin për sulmin e djeshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm në Boston të SHBA-ve, andaj dua që në emër të BDI dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e jetëve dhe për plagosjen e shumë të tjerëve Këto akte terrori ndaj qytetarëve meritojnë çdo dënim dhe janë absolutisht të papranueshme nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj mënyrës sonë të jetëses dhe vlerave demokratike në asnjë mënyrë nuk do të ngadhnjejnë mbi të drejtën dhe respektin e të drejtave dhe lirive të njerëzve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paguajnë një çmim të lartë për detyrën e tyre fisnike dhe të vështirë për promovimin e vlerave demokratike gjithandej në botë, por ne, shqiptarët, qëndrojmë pranë popullit amerikan në këto përpjekje për një botë me më shumë siguri, paqë, stabilitet dhe demokraci”, theksohet në telegramin e Ahmetit. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *