Home / Lajme / Maqedoni / Akademi kushtuar dëshmorëve ndër vite në USHT (VIDEO)

Akademi kushtuar dëshmorëve ndër vite në USHT (VIDEO)

Tetovë, 23 Prill – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës është mbajtur akademia kushtuar dëshmorëve Mujdin Aliu, Nurije Zeka, Naser Veliut dhe Xhemajl Fetahut.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë, familjarë të dëshmorëve, ish veteran të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëheqës të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, profesorë dhe drejtues të këtij universiteti. Akademinë e përshëndeti, edhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Hisen Xhemaili, i cili tha se një komb është fatlum që ka pasur djem dhe bijë të cilët kanë luftuar dhe janë sakrifkuar për kombin e tij. Poashtu fjalim ka mbajtur në emër të ish të burgorësurve politik, Fatmir Limani, i cili theksoi rëndësinë e shumë gjeneratave të cilët janë sakrifkuar për këtë universitet dhe për kombin shqiptar. Fjalim para të pranishmëve mbajtën edhe veprimtarët Bedri Llapashtica, Sadulla Zeneli, Gëzim Selimi, rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti dhe kryetari i SHVLUÇK-së Fazli Veliu. “Shumë shpejt presim që Mujdin Aliu të shpallet hero i kombit, kurse statusin e dëshmorit ta marrin Naser Veliu dhe Nurije Zeka, kurse Xhemajl Fetahu tashmë e ka marrë statusin e dëshmorit”, tha Fazli Veliu.

Ndërkaq, rektori Vullnet Ahmeti, u shpreh se Historia jonë e lavdishme,gjatë shekujve ka dëshmuar se kombet që nuk pajtohen me asimilimin dhe robërinë për lirinë e tyre sakrifikojnë gjithçka. “Historia dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë bijtë dhe bijat që me veprat dhe bëmat e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë sonë, prandaj Ju shpreh nga zemra mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për vendosmërinë dhe guximin tyre të pashoq, për sakrificën titanike në organizimin e lëvizjeve çlirimtare kombëtare në përmasa gjithë popullore duke u shndërruar në themel për proceset gjithëkombëtare për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe avancimin e statusit juridik dhe kushtetues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, tha Ahmeti.

Në këtë akademi ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës Emrush Xhemajli. (Tv Koha)

AKADEMI KUSHTUAR DËSHMORËVE NDËR VITE NË USHT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *