Home / Lajme / Maqedoni / Aksidenti në të cilin humbi jetën Mlladenov ishte fatkeqësi

Aksidenti në të cilin humbi jetën Mlladenov ishte fatkeqësi

9 prill-
Sipas tij aksidenti ka ndodhur kur makina “merceds” të cilin e drejtonte Mlladenov ka dalë nga rruga, ndërsa shpejtësia me të cilën ka lëvizur automjeti ka qenë 160 km në orë. Gjatë aksidentit Mlladenov nuk ishte i lidhur me rrip sigurimi, ndërsa autopsia ka treguar se në atë moment ka mbajtur cigare në dorë.

Organet gjyqësore pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë konstatuar se aksidenti në të cilin më 27 mars te unaza në Hipodrom para Shkupit, humbi jetën gazetari Nikolla Mlladenov, ishte fatkeqësi, kumtoi sot gjykatësi hetues në Gjykatën Penale Shkup, Vladimir Tufegxhiq.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur kur makina “merceds” të cilin e drejtonte Mlladenov ka dalë nga rruga, ndërsa shpejtësia me të cilën ka lëvizur automjeti ka qenë 160 km në orë. Gjatë aksidentit Mlladenov nuk ishte i lidhur me rrip sigurimi, ndërsa autopsia ka treguar se në atë moment ka mbajtur cigare në dorë.

Sipas Gjykatës, tani për tani nuk ka elemente për vepër penale, ndërsa dokumentacionin gjykatësi hetues do t’ia dorëzojë Prokurorisë së Shkupit e cila duhet të vendosë nëse do të hapë hetim dhe nëse do të kërkojë prova shtesë.

Në veprimet e deritanishme hetimore ende nuk është hetuar rregullsia teknike e automjetit të Mlladenovit.

Në lidhje me telefoninë celular të Mlladenovit, Tufexhiq tha se nuk posedon informacione për gjetjen eventuale të tij, dhe se tërë ky dokumentacion do të dorëzohet deri te Prokuroria Publike Themelore e cila duhet të vendosë nëse do ta hap hetimin në lidhje me aksidentin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *