Home / Lajme / Maqedoni / Aktivitetet për festën e Ditës së Evropës – 9 Maj (VIDEO)

Aktivitetet për festën e Ditës së Evropës – 9 Maj (VIDEO)

26 Prill – Euroambasadori Aivo Orav dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane Meri Cakiq, në prani të zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi, sot informuan për aktivitetet e ardhshme me rastin e festimit të sivjetmë të Ditës së Evropës.

Në këtë program janë përfshirë ligjërata dhe debate, por edhe gara të ndryshme për të rinj për tema të cilat janë të lidhura me procesin inkuadrues, por edhe reforma dhe aktivitete të ndryshme kulturore-sportive, duke i përfshirë edhe hepening Ditën tradicionale të flamurit evropian dhe maratonën në ditën e Evropës. Një prej ngjarjeve kryesore me këtë rast është pikniku evropian që do të mbahet në Parkun e qytetit në Shkup kur fëmijët nga kopshtet dhe nga shkollat fillore nga komuna e Qendrës do t’i prezantojnë kulturat e vendeve-anëtare të BE-së. Në këtë ngjarje do të përfshihet edhe gara tradicionale e kamerierëve. Edhe këtë vit organizohet fushata informative e BE-së “BE-ja prej afër”, që do të realizohet me BE autobus i cili do të udhëtojë nëpër Maqedoni.”Qëllimi është që ta transmetojmë porosinë tonë kryesore e cila lidhet me ardhmërinë e këtij vendi në Evropë, por edhe ta afrojmë BE-në më afër deri te qytetarët”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Orav, duke shtuar, se ngjarjet organizohen në Shkup, por edhe në qytete tjera. Risi në këtë vit është hapja e pesë BE info pikave në komunat Dibër, Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Ohër.Zëvendëskryeministri Besimi, i cili do të marrë pjesë në Ditën e flamurit evropian dhe në maratonë, theksoi se Sekretariati për çështje evropiane do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet duke i promovuar reformat, por edhe vlerat e BE-së.”Koncepti i BE-së është shumë më i gjerë se vetëm ndryshimi i ligjeve, ky është koncept i ndryshimit të mënyrës së jetesës, vendosje e standardeve për jetë më të mirë, koncept i respektimit të ndërsjellë të qytetarëve gjegjësisht koncept i bashkimit në shumëllojshmëri”, tha Besimi, duke shtuar se në këtë mënyrë ne mund t’i ndajmë vlerat tona kulturore dhe tradicionale.Në Ditën e Evropës, zëvendëskryeministri Besimi dhe ambasadori Orav do ta promovojnë edhe iniciativën e re “Të rinjtë për Evropën”, ndërsa prej vitit të ardhshëm fillon edhe aktiviteti me qëllim të bëhet tradicionale, që çdo vit 9 Maji në orën 9 mëngjes me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së, së bashku me të gjithë zëvendëskryeministrat e deritanishëm të obliguar për eurointegrime.

AKTIVITETET PËR FESTËN E DITËS SË EVROPËS – 9 MAJI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *