Home / Lajme / Maqedoni / Akuza për shqiptarët që morën pjesë në protestë, për huliganët maqedonas hetimet vazhdojnë

Akuza për shqiptarët që morën pjesë në protestë, për huliganët maqedonas hetimet vazhdojnë

Shkup, 02 Prill – Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuza ndaj 17 personave për protestat e dhunshme nga të rinjtë shqiptarë, të organizuara kundër dhunës së huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve në Shkup.

Ndërsa lidhur me dhunën e ushtruar të huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve, kryesisht të rinj dhe gra, prokuroria ka theksuar sot se po vazhdojnë hetimet mbi këto incidente, që pasuan pas protestës së maqedonasve kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes Talat Xhaferri.

Prokuroria do të ngrejë akuzë për ushtrimin e dhunës dhe demolimeve nga Bit Pazari deri tek Qeveria, ku u thyen makina policie, mbi 15 makina private, 2 pika të autobusëve, dritare, pllaka mermeri si dhe dëmtimi i fasadës së muzeut të holokaustit dhe teatrit të vjetër, djegia e autobusit urban dhe dëmtimi i dy autobusëve të tjerë si dhe dëmtimi i një makine zjarrfikësish. Prokuroria në këtë akuzë ka theksuar se janë lënduar edhe 24 policë, nga sulmet e huliganëve me gurë dhe mjete të forta. Në procesin gjyqësor do të thirren edhe qytetarët e dëmtuar.

Deri në fillimin e procesit gjyqësor, shtatë prej të akuzuarëve mbeten në paraburgim, njëri është në arrati, ndërsa të tjerët po mbrohen në liri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *