Home / Lajme / Botë / Alarm në Kinë, gripi i shpendëve ka evoluar

Alarm në Kinë, gripi i shpendëve ka evoluar

19 Prill – Gripi i shpendëve ka evoluar dhe tashmë është i transmetueshëm edhe nga njeriu tek njeriu, raportuan të premten autoritetet mjekësore kineze.

Ky është mbase zhvillimi më alarmues i grupit “N7N9”, që ka shkaktuar 17 viktima dhe ka infektuar disa dhjetëra persona së fundmi në Kinë.

Në testimet mjekësore që realizuan autoritetet mbi të prekurit u përcaktua se rreth 40% e tyre nuk kishin pasur asnjë kontakt me shpendët dhe se ishin infektuar nëpërmjet personave të tjerë apo mënyrave të tjera.

Mbetet ende për të përcaktuar se cilat janë mënyrat e plota të infektimit.

Megjithatë, fakti se tashmë virusi mund të transmetohet edhe nga burime të tjera përveç shpendëve dhe nga kontakti midis dy njerëzve rrit shkallën e alarmit rreth virusit vdekjeprurës dhe shanset e sëmundjes, për t’u shndërruar në një epidemi.

Më parë gjatë javës, një djalë 4-vjeçar u zbulua se ishte i prekur nga sëmundja, por nuk kishte shenja të shfaqjes së saj, pasi ishte shndërruar në një mbartës, një tjetër fenomen i panjohur më parë.

Ndërkohë, të premten, Pekini shpalli një urdhër që pezullon shitjen dhe konsumin e shpendëve të egër, por nuk dihet ende se cili do të jetë ndikimi i kësaj mase në shëndetin publik.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *