Home / Sport / Ançeloti: E rëndë të eliminohesh me dy barazime!

Ançeloti: E rëndë të eliminohesh me dy barazime!

Karlo Ançeloti ka mbetur shumë i zhgënjyer nga eliminimi nga Liga e Kampioneve përballë Barcelonës, pasi PSZH që ai drejton i shkoi shumë pranë mrekullisë duke kaluar i pari në avantazh në “Kamp Nou”.

“Kemi bërë çdo gjë që ishte e mundur për të fituar. Kemi luajtur shumë mirë dhe me shuam kuraje, ndaj në përgjithësi ishte një mbrëmje e bukur. Nëse do të kualifikoheshim, do të ishte një mbrëmje fantastike. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, por të dalësh kështu të djeg pak”, pranoi trajneri italian pas ndeshjes.
“Ishim të aftë të vinim nën presion Barcelonën dhe nuk na mbetet peng asgjë. Ajo që kemi bërë në këtë sezon do të na shërbejë për Ligën e Kampioneve në vitin e ardhshëm. Të mos harrojmë se kishim me vete lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë më parë në këtë turne dhe na mungoi pak eksperiencë. Vitin tjetër do të mundohemi të shkojmë në gjysmëfinale të këtij turneu”, premtoi trajneri i PSZH.
Shumë i zhgënjyer ka qenë edhe Havier Pastore, i cili shënoi golin e avantazhit të përkohshëm në “Kamp Nou”, duke ngjallur shpresat e një kualifikimi të bujshëm.
“Do të kisha preferuar të eliminoheshim me një humbje 4-0 para asaj me dy barazime. Jam i lumtur për golin e shënuar por më vjen keq që nuk arrita të dërgoja në rrjetë gjuajtjen e rezultatit 2-0”, tha argjentinasi që kishte mundësi të mbyllte ndeshjen pak minuta pasi shënoi golin e parë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *