Home / Sport / Ançeloti ka vendosur të largohet nga PSZH

Ançeloti ka vendosur të largohet nga PSZH

Gazeta franceze “Le Parisien” ka bërë të ditur se Karlo Ançeloti u ka komunikuar të mërkurën drejtuesve të PSZH se do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Karlo Ançeloti ka marrë një vendim. Në mirëkuptim me drejtuesit e klubit, trajneri italian ka vendosur të largohet nga PSZH në fund të këtij sezoni. Ai ka rënë dakord për largimin nga PSZH pas një bisede me presidentin Naser Al-Khelaifi që u zhvillua të mërkurën”, shkruhet në gazetën franceze.

Sipas të njëjtit burim, zyrtarizmi i largimit të trajnerit italian nuk do të kryhet derisa PSZH të garantojë titullin kampion në Francë. Sipas “Le Parisien”, Ançeloti është shumë pranë firmës me Real Madrid për të zënë vendin e Zhoze Murinjos, por ka mbajtur gjatë kësaj periudhe kontakte edhe me Arsenal dhe Mançester Sitin, dy klube që e ndjekin trajnerin italian me shumë interes. Gazeta aludon se trajneri i ardhshëm i PSZH mund të jetë Arsen Venger, i lodhur gjithnjë e më shumë nga kritikat e tifozëve dhe shtypit anglez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *