Home / Lajme / Maqedoni / Arben Labënishti apelon për mbështetje të Ziadin Selës

Arben Labënishti apelon për mbështetje të Ziadin Selës

Strugë, 02 Prill – Kandidati i BDI-së për Strugën, Arben Labënishti fton simpatizantët dhe votuesit të BDI-së që 7 prill të dalin masovikishtë për ti dhënë mbështetje kandidaturës së Ziadin Selës, i cili do të përballet me kandidatin e VMRO-së për kreun e Komunës së Strugës në raundin e dytë.

“Të nderuar bashkëpunëtor, anëtar, simpatizues, votues të bashkimit Demokratik për Integrim, ju që me të vërtetë më 24 mars në mënyrë shumë të sinqertë, në mënyrë shumë të denjë votuat par kandidaturën time për kryetar të komunës së Strugës, unë dua tu falënderoj për punën që bëtë ju në atë periudhë në mënyrë shumë korrekte dhe dinjitoze dhe në të njëjtën kohë sot dua tu bëj një apel: të gjithë ju votuesit e mi të datës 24 mars, kërkoj që në mënyrë sa më masive, me dinjitet dhe objektivitet, më 7 prill të votoni për kandidatin Ziadin Selën, votoni që kandidati Ziadin Sela të marri mandatin e kryetarit të komunës së Strugës. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Ju kërkoj edhe një herë një objektivitet dhe me sinqeritetin më të madh të votoni më 7 prill për Ziadin Selën, që ti ipet mandate i kryetarit të komunës. Ju faleminderit”, thuhet në apelin e Arben Labënishtit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *