Home / Lajme / Maqedoni / Arifi takoi ambasadorin e Kroacisë (VIDEO)

Arifi takoi ambasadorin e Kroacisë (VIDEO)

Tetovë, 22 Prill – Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në zyrat e saja priti ambasadorin kroat në Republikën e Maqedonisë, Zllatko Kramariq.

Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi ambasadorin kroat për planet për modernizimin e administratës komunale dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit.

Po ashtu në këtë takim kryetarja e komunës dhe ambasadori Kamariq i cili për katër mandate ka qenë kryetari i komunës së Osjekut shkëmbyen përvojat e tyre sa i përket menaxhimit të pushtetit lokal dhe hapjes të mundësive të reja zhvillimore përmes bashkëpunimit rajonal dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

KROATËT THEMELOJNË KLUBIN E HENDBOLLIT MHD ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *