Home / Sport / Arsenali krijon distancë sigurie ndaj Totenhemit

Arsenali krijon distancë sigurie ndaj Totenhemit

Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, duke fituar 1-0 ndaj Fullhem dhe duke u kthyer në vendin e tretë në klasifikim.

Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ka marrë këtë fitore minimale 1-0 falë golit me kokë të Mertesaker në fundin e pjesës së parë, një nga rastet e pakta që ka arritur të krijojë në këtë sfidë mes dy skuadrave që janë shfaqur shumë të lodhura pas sfidave të mesjavës. Megjithatë, kjo fitore çon Arsenalin në vendin e tretë në kuotën e 63 pikëve, dy më shumë se Çelsi i vendit të katërt dhe pesë më shumë se Totenhemi i vendit të pestë.
Një rezultat i rëndësishëm ka qenë fitorja 1-0 e Sandërlendit ndaj Evertonit, që nga njëra anë ka ndihmuar skuadrën e Di Kanios të largohet nga fundi i klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër ka shuar shpresat e Everton për të luftuar për Ligën e Kampioneve.

Premier League
Java 34 / Rezultatet
Fullhem-Arsenal 0-1
Suonsi-Sauthempton 0-0
Noruiç-Riding 2-1
Sandërlend-Everton 1-0
QPR-Stouk 0-2
Uest Hem-Uigan 2-0
Uest Bromuiç-Njukasëll 1-1

Klasifikimi: Mançester Junajtid 81 pikë, Mançester Siti 68, Arsenal 63, Çelsi 61, Totenhem 58, Everton 56, Liverpul 50, Uest Bromuiç 45, Suonsi 42, Uest Hem 42, Fullhem 40, Sauthempton 39, Noruiç 38, Njukasëll 37, Sandërlend 37, Stouk 37, Aston Vila 34, Uigan 31, QPR 24, Riding 24.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *