Home / Lajme / Maqedoni / Autostrada Tetovë-Gostivar arenë e aksidenteve (VIDEO)

Autostrada Tetovë-Gostivar arenë e aksidenteve (VIDEO)

26 Prill – Kjo autostradë tani është shndëruar në një arenë të vërtetë ku ndodhin aksidente. Ditë më parë nga ana e drejtuesve të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, është premtuar se do të fillohet që të kryhen sanime në këtë rrugë e cila që nga ndërtimi i saj e deri më tash nuk është mirëmbajtur dhe në shumë vende është e dëmtuar, transmeton TV KOHA.

Aksi rrugor Tetovë – Gostivar, vazhdon të jetë arenë e aksidenteve të cilët pothuajse çdo ditë rregjistrohen në këtë rrugë magjistrale. Aksidenti I radhës ka ndodhur në mesditë në autostradën Tetovë-Gostivar ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të kërçovës dhe tjetra me targa të Tetovës, njofton Tv KOHA.

Ekipi I Televizionit Koha, arriti të sigurojë pamje mënjëherë pasi kishte ndodhur ky aksident. Sipas policisë së Tetovës në këtë askdient janë lënduar katër persona të cilëve u është dhënë ndihma e parë. Kjo autostradë tani është shndëruar në një arenë të vërtetë ku ndodhin aksidente.Ditë më parë nga ana e drejtuesve të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, është premtuar se do të fillohet që të kryhen sanime në këtë rrugë e cila që nga ndërtimi i saj e deri më tash nuk është mirëmbajtur dhe në shumë vende është e dëmtuar, transmeton TV KOHA.

Njohës të mirë të sferës së infrastrukturës rrugore, shprehen se shteti duhet që çdo herë të përkujdeset për rrugët sepse nëse të njejtat nuk mirëmbahen ato shpejt edhe dëmtohen. Madje sipas tyre, shtetit më shumë i kushtojnë dëmshpërblimet që jepen për personat të cilët ngelin invalid gjatë aksidenteve se sa mirëmbajtja. Krahas shumë dëmtimeve në asfaltin e kësaj rruge, poashtu, janë dëmtuar edhe mburrojat përreth autostradës që lidh qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, por njëkohësisht është një arterie kryesore që lidh kryeqytetin e Maqedonisë Shkupin me qytetet e Kërçovës, Strugës, Ohërit, Dibrës etj,transmeton TV KOHA.

Ndërkaq, gjatë orëve të pasditës në rrugën e ilindenit në qytetin e Tetovës janë rregjistruar dy aksidente të vogla, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Por kjo ka bërë që të ketë ngecje në zhvillimin e komunikacionit në qytet për shkak të kaosit të vazhdueshëm që ka qyteti nga numri i madh i automjeteve, mungesa e vendeve të parkimit si dhe vozitësve të pandërgjegjshëm të cilët aspak nuk rrespektojnë regullat e komunikacionit, raporton TV KOHA.

Kronika e zezë ka rregjistruar një incident tjetër në rrugën Shkup-Gostivar. Sipas MPB-së, dje rreth orës 16:15 në qarkoren Shkup – Tetovë në afërsi të mbikalimit në kalimin kufitar Bllacë, 43 vjeçari M.I. nga fshati Forinë i Gostivarit duke udhëtuar me veturën e tij “Mercedes” i ka dalë para një veturë tjetër. Nga vetura kanë dalë dy persona të maskuar dhe me pistoleta dhe kanë qëlluar në këmbët e M.I. personi në fjalë është lënduar, mirëpo ka arritur të ikë, ndërsa personat e maskuar kanë ikur në drejtim të panjohur.
Gazetar Urim HASIPI
WWW.TVKOHA.TV

AUTOSTRADA TETOVË – GOSTIVAR ARENË E AKSIDENTEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *