Home / Sport / Bajern kërcënon Barçën me një tjetër 6-1

Bajern kërcënon Barçën me një tjetër 6-1

Bajern Mynih i ka lëshuar një paralajmërim në distancë Barcelonës, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi me rezultatin 6-1 në 4 ditët e fundit. Pas fitores me këtë rezultat në mesjavë në Kupën e Gjermanisë ndaj Volfsburgut, bavarezët kanë përsëritur të njëjtat shifra edhe ndaj Hanover në kampionat.

Gjithçka ka qenë shumë e lehtë për ekipin e Heinkes që ka shënuar 3 herë në pjesën e parë dhe po aq në pjesën e dytë, edhe pse përballë ka pasur një skuadër që në vitet e fundit ka qenë ndër më të mirat në Gjermani. Për më tepër, duket se në radhët e bavarezëve janë në formë të shkëlqyer edhe rezervat, ku lojtari më vendimtar ishte Klaudio Pizarro, autor i dy golave dhe dy pasimeve për gol në këtë sfidë.
Ndërkohë, Borusia Dortmund ka menduar edhe ajo për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid, pasi ka rezervuar energjitë dhe është shfaqur nën nivelin e saj të zakonshëm në takimin kundër Mainz, edhe pse ka arritur të fitojë 2-0 me golat e Reus dhe Levandovski.
Një goeladë të thellë 5-0 ka siguruar Bajer Leverkusen ndaj Hofenhaimit, duke bërë një tjetër hap drejt sigurimit të vendit të tretë në renditje dhe pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Bundesliga
Java 30 / Rezultatet
Hamburg-Fortuna Dyseldorf 2-1
Borusia Dortmund-Mainz 2-0
Eintraht Frankfurt-Shalke 1-0
Hanover-Bajern Mynih 1-6
Bajer Leverkusen-Hofenhaim 5-0

Klasifikimi: Bajern Mynih 81 pikë, Borusia Dortmund 61, Bajer Leverkusen 53, Shalke 46, Fraiburg 45, Eintraht Frankfurt 45, Hamburg 44, Borusia Mynshegladbah 44, Mainz 39, Nyremberg 38, Hanover 38, Shtutgart 36, Volfsburg 34, Verder Bremen 32, Fortuna Dyseldorf 30, Augsburg 27, Hofenhaim 24, Grojter Fyrth 15.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *