Home / Sport / Bajern Mynih-Barcelona, reagimet pas shortit

Bajern Mynih-Barcelona, reagimet pas shortit

Pas tërheqjes së shortit për dyshet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, menjëherë vijnë regaimet e para nga anëtarë të skuadrave pjesëmarëse.

Matias Samer, drejtor teknik i Bajern Mynih:

“Ky është një short i bukur për ne. Kishte katër skuadra fantastike dhe e dinim që do të luanim ndaj një prej tyre. Mendoj se do të jetë një sfidë fantastike dhe nuk e shoh si disavantazh të luajturin e ndeshjes së parë në shtëpi. Këtë e treguam edhe ndaj Juventusit. Kam parë disa ndeshje të Barcelonës në këtë sezon dhe e di që do të na duhen dy paraqitje të jashtëzakonshme për t’ia dalë mbanë. Heinkes nuk do të flasë me Guardiolën rreth Barcelonës, është çështje etike. Nga njëra anë, Heinkes është ende trajner i Bajern Mynih ndërsa Guardiola do të fillojë punën vetëm në verë. Nga ana tjetër, është një çështje respekti”.

Andoni Zubizarreta, drejtor sportiv i Barcelonës:

“Është një sfidë e shkëlqyer. Janë katër skuadra në gjysmëfinale dhe të gjitha pëlqejnë të luajnë futboll. Edhe ne jemi të lumtur që bëjmë pjesë mes tyre”.

Karl-Hainz Rumenige, shef ekzekutiv i Bajern Mynih:

“Mendoj se do të shohim dy ndeshje shumë të mira, të luajtura në nivelin më të lartë të mundshëm. Për më tepër, mendoj se të luash në shtëpi ndeshjen e parë është një avantazh, në kundërshtim nga mendimi i përgjithshëm se është disavantazh. Por vazhdoj të mendoj se Barcelona është favorite për të fituar Ligën e Kampioneve. Ata janë shembulli që duhet ndjekur në Evropë. Kanë fituar Ligën e Kampioneve më shumë se çdokush tjetër në vitet e fundit. Ata janë skuadra më e mirë në Evropë për momentin, me një forcë sulmi fantastike. Luajtëm kundër tyre në vitin 2009 dhe na mundën keq. Më kujtohet mirë ajo ndeshje dhe seriozisht që nuk më pëlqen të mendoj rreth saj, pasi ishte e dhimbshme ta shihje. Atëherë Mesi na shkatërroi i vetëm. Duhet të mundohemi të vështirësojmë komunikimin Mesi-Ksavi-Iniesta. Megjithatë, kjo është një mundësi e shkëlqyer që të tregojmë se sa jemi përmirësuar që atëherë. Guardiola nuk dëshiron as të jetë i ftuar dhe as të shqetësojë në edicionin aktual pasi është një person me takt. Nuk do ta pyesim atë për asgjë pasi nuk ka gjerman që njeh më mirë futbollin spanjoll sesa Heinkes”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *