Home / Sport / Bajerni i rekordeve shpallet kampion për herën e 23-të

Bajerni i rekordeve shpallet kampion për herën e 23-të

Bajern Mynih është shpallur kampion i Gjermanisë për herën e 23-të, duke thyer një tjetër rekord, pasi bëhet skuadra e parë që siguron matematikisht trofeun e Bundesligës që në javën e 28-të.

Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka mbyllur matematikisht diskutimin për trofeun e parë sezonal falë fitores 1-0 në fushën e Eintraht Frankfurt, ku ka dominuar dhe ka krijuar raste të shumta për të shënuar. Shaqiri, titullar në këtë ndeshje, ka goditur shtyllën, ndërsa Alaba ka humbur një penallti. Por goli i titullit kampion ka ardhur në pjesën e dytë, me një gjuajtje me thembër nga një prej lojtarëve më përfaqësues të kësaj skuadre, mesfushorit Shvajnshtajger.
Tani e gjithë lufta në kampionatin gjerman duket se do të përqendrohet në vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Fitorja e Borusia Dortmund ndaj Augsburg ka ndihmuar ish-kampionët të shkëputen në vendin e dytë nga ndjekësit e Bajer Leverkusen. Vendi i katërt është ai që teorikisht përfshin në luftë shumë skuadra, pasi nga Shalke që mban aktualisht këtë pozicion, deri te Hanover i vendit të 10-të, ka një diferencë prej vetëm 8 pikësh. Duke pasur parasysh se kanë mbetur edhe 6 javë për t’u luajtur, gjithçka mund të ndodhë dhe lufta për Ligën e Kampioneve mund të bëhet edhe më e ndezur.

Bundesliga
Java 28 / Rezultatet
Borusia Dortmund-Augsburg 4-2
B. Mynshengladbah-Grojter Fyrth 1-0
Bajer Leverkusen-Volfsburg 1-1
Verder Bremen-Shalke 0-2
Eintraht Frankfurt-Bajern Mynih 0-1

Klasifikimi: Bajern Mynih 75 pikë, Borusia Dortmund 55, Bajer Leverkusen 49, Shalke 45, Eintraht Frankfurt 42, Borusia Mynshengladbah 41, Mainz 39, Fraiburg 39, Hamburg 38, Hanover 37, Nyrenberg 35, Volfsburg 33, Shtutgart 32, Verder Bremen 31, Fortuna Dyseldorf 29, Augsburg 24, Hofenhaim 23, Grojter Fyrth 15.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *