Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Kalishtit të revoltuar për procesin mësimor (VIDEO)

Banorët e Kalishtit të revoltuar për procesin mësimor (VIDEO)

12 Prill – Banorë të fshatit Kalishtë dhe bashkësia lokale e këtij fshati është ankuar se procesi mësimor në shkollën fillore “Naim Frashëri” të këtij fshati që gjendet në komunën e Vrapçishtit, nuk zhvillohet normalisht.

Sipas tyre arsimtarët në këtë shkollë nuk vijnë në mësim në kohë, nuk janë të rregullt dhe për këtë fëmijët e tyre nuk marrin mësimin e nevojshëm. Ata shprehen se disa nga arsimtarët më herët i përfundojnë orët e mësimit kurse disa të tjerë vetëm marrin rroga pa ardhur aspak në shkollë. Prindërit janë ankuar se katër vjet edhje përkundër kërkesave të shumta në komunë dhe në drejtorinë e shkollës megjithatë deri më tash nuk janë marrë masa.Por pohimet e prindërve i kanë hedhur poshtë nga drejtoria e shkollës.

Gjegjësisht drejtori i shkollës Isen Demiri shprehet se planprogrami në këtë shkollë në tre mujorin e parë të gjysëmvjetorit të dytë është realizuar. Në komunën e Vrapçishtit nuk kanë dashur të komentojnë akuzat e banorëve duke i cilësuar si të pabaza.

Ndryshe, fshati Kalisht, numëron gjithsej 900 banorë, kurse objekti shkollor është ndërtuar në vitin 1978. Në këtë shkollë me 8 paralele mësimin e ndjekin rreth 110 nxënës të këtij fshati.

BANORËT E KALISHTIT TË REVOLTUAR PËR PROCESIN MËSIMOR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *