Home / Sport / Barazim 1:1 në derbin Shkëndija-Renova

Barazim 1:1 në derbin Shkëndija-Renova

Barazim 1:1 ka sjellë derbi lokal ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës, që u zhvillua të shtunën në kuadër të xhiros së 25-të. Drita pëson rëndë në Turnovë, ku mundet 4:0 nga Horizonti. Vardari ka humbur 0:1 nga Pelisteri, duke zbritur në pozitën e tretë në renditje.

Derbi shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës është mbyllur me barazim 1:1. Dueli lokal i xhiros së 25-të të Ligës së Parë të futbollit në vend, solli futbolli kualitativ dhe me tempo të lartë, raste të mira shënimi dhe vetëm dy gola të realizaur. Shkëndija në këtë sfidë vinte pas humbjes nga Teteksi dhe problemeve të mëdha finansiare që sollën deri te largimi i pesë futbollistëve, Ejupit, Berishës, Demirit, Aliut dhe Nikovit. Në anën tjetër Renova kërkonte të lë pas humbjen 0:2 nga Rabotniçki. Edhe pse pritej që xhepçishtasit të jenë në favor psikologjik, nëse dihen problemet e rivalit, për befasi të të gjithëve ishte Shkëndija skuadra e cila dominoi, diktoi tempon e lojës, krijoi raste shënimi dhe në fund ndoshta edhe meritoi fitoren. Ndoshta të motivuar nga kriza momentale, futbollistët e rrinjë të Shkëndijës ishin shumë më aktiv dhe dy assiste të bukkura të Rexhepit, dy herë nxorën para Zendelit, sumuesin kroat Lovre Çirijak, mirëpo ky i fundit nuk arrin të shënojë. Në anën tjetër në minutuën e 32-të, ish-futbollisti i Shkëndijës, Izair Emini, tregon klas të lartë duke realizuar për epërsi 1:0 të Renovës. Në shenjë respekti për ish-ekipin e tij dhe tifozerinë ‘kuqezi’, Emini fare nuk festoi golin e realizuar. Shkëndija u përgjigj shumë shpejtë pas golit të pranuar, pasi vetëm dy minuta më vonë tjetër assist fantastik i Rexhepit, ndërsë kësaj rradhe Çirijak me një të majtë të fuqishme shënon për 1:1. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e qetë, ndërsa Shkëndija humbi disa raste të mira për të marë fitoren, ndërkohë që Renovë kishte një kanosje me anë të Ersen Sali. Në fund barazimi ishte ndoshta rezultati më real i kësaj përballeje, e cila arsyetoi eptitetin e derbit tetovar. Trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin, ndërsa ai i Renovës, Qatip Osmani, i brengosur për lojën e ekipit të tij, pranoi se Shkëndija dominoi takimin. Në takimin tjetër të luajtur të shtunën në orën 16:00, Napredoku dhe Teteksi barazuan 0:0. Me këtë pikë Teteksi për herë të parë pas një kohe të gjatë largohet nga pozita e fundit në renditje. Ndërkohë derbi i madh ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit solli befasi të madhe, pasi skuadra nga Manastiri shënoi fitore 1:0. Autor i golit të vetëm për Pelisterin ishte Ilir Elmazovski në minutën e 49-të nga penaltia. Vlen të ceket se pas kësaj disfate, trajneri i Vardarit, Nikolla Ilievski-Xhixhi, ka ofruar dorëhjekje. Tre takimet tjera të javës së 25-të u zhvilluan të dielën. Drita e Bogovinës pësoi debakël në Turnovë të Strumicës, ku u mund 4:0 nga Horizonti. Këta të fundit me këtë triumph dalin në pozitën e parë në renditje, me pikë të barabarta sa Metalurgu, që fitoi 3:0 Sileksin. Takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Bregallnicës është mbyllur me barazim 1:1.

Rezultatet:
Shkëndija-Renova 1:1,
Napredoku-Teteksi 0:0,
Vardari-Pelisteri 0:1,
Metalurgu-Sileksi 3:0,
Horizonti-Drita 4:0 dhe
Rabotniçki-Bregallnica 1:1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *