Home / Sport / Barça feston kthimin e Abidal me 5 gola

Barça feston kthimin e Abidal me 5 gola

Barcelona ka kaluar pa vështirësi Majorkën, duke fituar me rezultatin 5-0 në ndeshjen që shërbeu më shumë për të parë gjendjen e lojtarëve zëvendësues te katalanasit para sfidës së kthimit në Ligën e Kampioneve. Suksesi i thellë i skuadrës së Vilanovës erdhi pa Mesin e dëmtuar, por me Abidal, i cili pas 402 ditësh ka luajtur përsëri me ekipin e parë.

Përballë skuadrës së fundit në klasifikimin e kampionatit spanjoll, gjithçka ka qenë e thjeshtë për Barcelonën, me Fabregas e Sançez që kanë shkëlqyer duke bërë që të harrohet mungesa e Mesit. Mesfushori spanjoll ishte autor i tre golave, ndërsa sulmuesi kilian shtoi 2 të tjerë, për të vulosur këtë sukses të rëndësishëm.
Por ana sportive ka kaluar thuajse krejtësisht në plan të dytë në “Kamp Nou” që nga momenti kur Vilanova urdhëroi Erik Abidal të kryente nxemjen. Në minutën e 69-të, kur futbollisti francez u fut në fushën e lojës në vend të Pike, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të përshëndetur me nj duartrokitje të gjatë vullnetin e hekurt të këtij lojtari, i cili ka lënë pas plotësisht problemet shëndetësore, operacionet e vështira si dhe fazën e riaftësimit, ndërsa tani mund të japë kontributin e tij të plotë për fanellën e Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *