Home / Sport / Barca vështirë eliminoi PSG-në, Bayern i sigurt në gjysmëfinale

Barca vështirë eliminoi PSG-në, Bayern i sigurt në gjysmëfinale

Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Barcelona mezi ia doli të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Evropës, por vetëm në daje të vetëbesimit që e riktheu lojtari tani më legjendar, Lionel Mesi. Vetëm me mjeshtërinë e zvarritjes së topave, situatë që ka vite në të cilat nuk është barça, ia arriti të krijojë hapin e duhur për gjysmëfinale, shans që e ofron rregulli i famshëm i golashënimit më të lartë të mysafirit. Barça po humbte një me zero, dhe nuk ia dilte jo të barazonte, por ishte thuaja e shthurur, me gabime të panumërta, të disa prej lojtarëve më të mirë të saj.

Barça ka luajtur 1:1 në Camp Nou kundër PSG, mirëpo barazimi prej 2:2 në Paris i ka mundësua skuadrës së Tito Villanovës kalimin tutje.

Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me Pastoren, i cili në minutën e 50 pranon një top nga Ibrahimoviq dhe me lehtësi mposht Valdesin.

10 minuta më pas, Villanova inkuadron në lojë Lionel Messin, i cili ndryshon komplet lojën e vendasve. Kjo u shpagua në minutën e 71, kur Pedro arriti të barazoj rezultatin në 1:1, që njëherit i siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Torino, Bayern Munich ka arritur të fitoj 2:0 edhe në Torina, dhe ta arrijë rezultatin e përgjithshëm 4:0 duke shënuar kualifikimin më breslënës.

Golin e parë për Bajernin e shënoi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq në minutën e 64-të, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Pizzaro në minutën e fundit të ndeshjes.

Shorti për çiftet gjysmëfinale do të hidhet të premten në Nyon të Zvicrës.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *