Home / Sport / Barcelona kritikon vendimet e Stark

Barcelona kritikon vendimet e Stark

Barcelona ka qenë shumë e pakënaqur me vendimet e marra nga gjyqtari gjerman Volfgang Stark dhe asistentët e tij gjatë ndeshjes së luajtur kundër PSZH në Ligën e Kampioneve.

Një fakt i tillë ka dalë në pah nga deklaratat pas ndeshjes të katalanasve që kanë aluduar për gjykim të njëanshëm nga ana e tij, duke përmendur sidomos golin në pozicion jashtë loje të Ibrahimoviç.
“Me sa më thanë, Ibrahimoviç ishte qartësisht në pozicion jashtë loje kur ata shënuan. Më kujtohet kur ndaj Milanit u shënua një gol kundër nesh pas një prekje me topi me dorë dhe gjyqtari nuk e pa. Edhe këtë radhë, kishte shumë vendime të diskutueshme të gjyqtarit”, ishte akuza e drejtpërdrejtë e zëvendëstrajnerit Zhordi Roura pas përfundimit të takimit.
Më i ashpër ka qenë reagimi i mesfushorit Serxhi Buskets, i cili ka akuzuar hapur për njëanshmëri të gjyqtarit gjerman.
“Deri në momentin kur ata barazuan, ka dhënë vendime kundër nesh. Goli i tyre ishte në pozicion jashtë loje të dukshëm dhe është e pamundur që vijërojtësi të mos e ketë parë. Faullet a kundërshtarëve ishin për karton të verdhë dhe ai nuk e nxirrte asnjëherë kartonin, ndërsa ne na ka ndëshkuar me karton në çdo faull që kemi kryer. Por nuk mund të bëjmë asgjë. Na ka ndodhur edhe një herë më parë kjo gjë në Milano kur Boateng shënoi pas prekjes së topit me dorë”, ishte shpërthimi i mesfushorit të Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *