Home / Lajme / Maqedoni / Bardhyl Mahmuti: Menduh, shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

Bardhyl Mahmuti: Menduh, shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit;
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;

Deklarata e Menduh Thaçit se “nuk ka ofruar dorëheqje se kanë kërkuar prej tij dorëheqje plehu i kombit siç është Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Ali Ahmeti, Alajdin Demiri”, më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit;
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e tij nga PDSH-ja as kur kjo pjellë e Rankoviqit u bë bashkë me klanin sërbo rus për të penguar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur;
Unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as në vitin 2008 kur me ndihmën e pushtetit maqedonas organizoi “Kasap-hanen elektorale”, gjatë të cilës u vranë dhe u plagosën shqiptarë dhe u përdhunua vullneti politik i popullit shqiptar;
Unë, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as tani kur nuk i mjaftuan votat e maqedonasve, romëve, hashkalive dhe turqve për të udhehequr komunat shqiptare.
Unë, nuk kam kërkuar dorëheqje sepse nuk kam të drejtë të kërkoj dorëheqjen e tij nga PDSH-ja, nga prona e tij private. Ajo u takon pronarëve dhe aksionarëve të PDSH-së të vendosin se cilin do ta venë në krye!
Unë kam kërkuar dhe do të kërkoj prej atyre që dëgjojnë mendimin tim që të votojnë kundër opsionit të tij antishqiptar.
Është e vërtet se për implikimin e drejtpërdrejt në krimet antishqiptare unë kam kërkuar nga Menduh Thaçi te largohet nga skena politike kombëtare.
Ndërsa, sa u përket sintagmave si “plehu i kombit”, “tradhtar” dhe të çdo gjëje të ndytë dhe antikombëtare që ka fjalori i gjuhës shqipe mjafton të nxjerr fotografinë e Menduh Thaçit dhe të bëhet e qartë se është sinonim i të gjithave bashkë!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *