Home / Lajme / Maqedoni / BARDHYLI PËRBALLË “GOSPODINOT BARDUL

BARDHYLI PËRBALLË “GOSPODINOT BARDUL

“Nëse i kthehemi të kaluarës sonë të përbashkët,para më shumë se 15 vjetësh, ideja që mbronim nuk ishte në përputhje me shkallën e organizimit tonë. Kemi qenë numerikisht të paktë por me vullnet të madh. Ky vullnet na bënte që të angazhohemi me tërë qenien tonë. Për historinë e një kombi 15 vite nuk janë shumë. Bindja se jemi në rrugë të drejtë bëri që të arrijmë aty ku jemi sot ( sidomos sukseset relativisht të mira në hapësirën e Kosovës)…”

Sa për reagimin tënd të datës 11 prill 2013, kundër kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thacit nuk më la ndonjë përshtypje, sepse ajo ishte një “eho” që kthehet nga malet e Zvicrës, ku burimin ai zë e ka në Shkup nga propaganda e shkijeve dhe atyre që mendojnë si ata. Kundër karvanit të PDSH-së që e udhëheq z. Menduh Thaçi ju shtua edhe një e “lehur” qoftë edhe prej atje ku je. Bardhyl, edhe ti e di se një e lehur plus një e lehur minus në gjithë ato të lehura nuk na bën “pishman’ në këtë rrugë dhe të të them të drejtën as që i len ndonjërit në mesin e atyre 90.000 shqiptarëve ndonjë përshtypje e aq më tepër kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi. Përkundrazi i bind më tepër se ia vlen të rezistosh. Pas karvanëve të lehura ka pasur dhe do të ketë, po unë këtë “ham-hamin” tënd të radhës dëshiroj ta analizoj nga një këndvështrim tjetër. Do ta analizojë nga këndvështrimi yt! -Po, po nga këndvështrimi yt duke vënë përballë një Bardhyl Mahmuti i viteve ’80,’90 dhe këtij të sodit!
Ai Bardhyl Mahmuti i viteve ’80-’90 ishte një burim frymëzimi kundër pushtuesve sllav dhe unë pata rastin pse jo edhe nderin ta njihja dhe bashkë me do tjerë të kontribuojmë edhe ne. Dhe për këtë nuk pendohem fare, përkundrazi mburrem. Ky Bardhyl i moçëm e pyet këtë Bardhylin e sodit, pse dhe si e votove Teuta Arifin dhe BDI publikisht?! -E votove publikisht se ata nuk të besonin se e voton atë, apo e votove që përfundimisht ta fshish të kaluarën tënde duke hequr nga “dh” shkronjën “h” dhe “y “ ta bësh “u” dhe përfundimisht të bëhesh “g-n Bardul”. Tjerëve mbase ju duket patetike por veç ti e di mirë se çka ke bërë. Ti përfundimisht duhet ti pastrosh punët me atë Bardhyl Mahmutin që në mënyrë dinjitoze përballojë burgjet sllave kurse ky “G-n Bardul” i sodit duke votuar publikisht Teuta Arifin dhe BDI ka votuar si ai shkavi i Saraqinës e i Falishtit. Ky “G-n Barduli “ i sodit ka votuar si magjupi i “Potokit” dhe shkijet “egejcë” të “Stambenës”.
Ti duhet ti japish llogari atij Bardhyl Mahmutit te moçëm, ku ky “g-n Bardul” i sodit voton si udbashët e titistët.
Kur jemi këtu te “titistët e udbashët” po ta rikujtojë një copë nga letra që ma ke dërguar ti më 22.05.2005 besoj se e ke, nëse nuk e ke do ta dërgojë. Në mes tjerave thua:
“Nëse i kthehemi të kaluarës sonë të përbashkët,para më shumë se 15 vjetësh, ideja që mbronim nuk ishte në përputhje me shkallën e organizimit tonë. Kemi qenë numerikisht të paktë por me vullnet të madh. Ky vullnet na bënte që të angazhohemi me tërë qenien tonë. Për historinë e një kombi 15 vite nuk janë shumë. Bindja se jemi në rrugë të drejtë bëri që të arrijmë aty ku jemi sot ( sidomos sukseset relativisht të mira në hapësirën e Kosovës)…”
Unë vazhdojë të jem krenar që bashkë me Bardhyl Mahmutin (e atëhershëm, jo këtë të sodit) jam në mesin e 90.000 shqiptarëve që i prinë z.Menduh Thaçi. Ky “g-n Bardul” që voton njësoj si titistët udbashët, shkijet, magjup e çka jo tjetër, irritohet kur e dëgjon emrin e kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi. Për mendimin tim ka të drejtë sepse në po të njëjtën letër, ai Bardhyl Mahmuti o vjetër, në vazhdim shkruan :
“…Lajmi për ndryshime kadrovike në kuadër të PDSH-së më gëzon. Ardhja e Menduhit në krye të partisë do t’i japë një dinamikë të re zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni.(…) Armiqtë e mi janë fryma titiste. Dhe e di se titistët kurrë nuk kanë mundur të marrin frymë lirisht sa ka qenë PDSH-ja në pushtet. Menduhi ka pasur rolin kryesor në parti kundër titistëve. Prandaj ardhja e tij në krye të partisë më gëzon. Ruaje këtë letër dhe do ta lexojmë bashkë pas 10 vitesh. Nëse jemi gjallë deri atëherë…”
Këtë letër e ke dërguar më 2005 dhe duheshte ta lexojmë bashkë më 2015 !E ke autorizimin tim që ti i sodit “Bardul” që votove si titistët e krejt tjerët me radhë, ta lexosh me atë Bardhylin e moçëm. Ti nuk do ta gjejsh veten tënde se e ke përbuzë dhe e ke tradhtuar. Kur të nevojitet vetja yte, ajo e viteve ’80.’90 e deri më 2005 do ta gjesh te ne, te PDSH-ja e vitit 2013, te kryetari i partisë që me aq fanatizëm e ruan atë histori tënde, nga vetë ti “g-n Bardul Mahmuti”!
Në fund,në letrën e datës 25.11.2005, Bardhyl Mahmuti (ai i moçmi) shkruan :
“…Polemikat me bërlloga ka pasojë se mund të na vije era bërllog edhe neve. Flas nga përvoja ime me Alinë …”
Duke i besuar shumë atij Bardhyli të moçëm, vendosa të të shkruaj vetëm për të ta rikujtuar se çka ke qenë dhe ku përfundove në llumin e titistëve, udbashëve, shkijeve, magjupëve…
Të lehurat do të vazhdojnë, por karvani do të ecë !
SHKRUAN
Ernad Fejzullahu.Keshilltar i kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *